• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPECIALE/ Shefat e Policisë të implikuar në trafikun e drogës. Të gjitha rastet e bujshme dhe historitë e tyre
Home
Ekskluzive

SPECIALE/ Shefat e Policisë të implikuar në trafikun e drogës. Të gjitha rastet e bujshme dhe historitë e tyre

6 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora, por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Ndërsa ditën e sotme, në Portin e Durrësit u kap sasia prej 2.5 ton lëndë narkotike e cila do të transportohej në drejtim të Ankonas. Edhe në këtë rast, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Por këto nuk janë rastet e vetme kur një efektivët e policisë vihen në pranga për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Një fenomen ky që sa vjen e thellohet e shtohet dhe niveli i të implikuarve sa vjen e rritet si në gradat që mbajnë e ashtu edhe në funksionet që kanë ushtruar më parë apo në momentet e arrestimit. Ketu jemi fokusuar vetem tek rastet me te bujshme te uniformave blu te akuzuar per perfshirje ne çeshtjet e trafikut te DROGES.

Rastet:

Nëntor 2017

Arrestohet me 1 ton kanabis një efektiv policie në Shkodër. Polici i implikuar në trafikun e drogës për rastin e 1 ton kanabis që u kap sot në Velipojë është Enrik Prel Zylja, vëllai i zv.drejtorit të Policisë shqiptare së Kufirit, Ndrek Zylja.

Mësohet se ai është arrestuar në momentin që po transportonte drogën me anë të një furgoni.

Polici kishte dalë garant te trafikantët për transportin e drogës. Sasia e madhe e lëndës narkotike u kap në zonën e Vilunit.

Tetor 2017

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit arrestuan punonjësin e Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Fatmir Meço.

33-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim të detyrës’’ dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve’’.

Maj 2017

Një efektiv policie i delvinës është vënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij, i është gjetur një sasi lënde narkotike si dhe armë pa leje.

Pasditen e djeshme rreth orës 18:00 SHÇBA vuri në pranga punonjesin e policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

Shtator 2016

Pas operacionit të Policisë së Tiranës u vu në pranga një efektiv policie dhe një person tjetër të cilët akuzohen për trafik droge.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni i koduar “Falko” u mbyll edhe me sekuestrimin e 12.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Policia hta se kishte marrë informacion se punonjësi i Policisë, Dashamir Qershori, 44 vjeç nga Petrela merrej me trafik droge.

Shtator 2016

Një punonjës policie dhe një tjetër person u arrestuan nga policia pas hetimeve se ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, polici i arrestuar Dashamir Qershori 44 vjeç përdorte automjetin e policisë për të kryer transportin e drogës. I arrestuari tjetër është Elton Elezi 25 vjeç nga fshati Gurrë e Vogël dhe banues në Durrës

Prill 2016

Policia e Tiranës arrestoi një punonjës të policisë së burgjeve me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. 29-vjeçari, Elton Lala u arrestua në kushtet e flagrancës sëbashku me shtetasin Shkelzen Duçka 28 vjeç në saj të operacionit të koduar “Flash”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre u sekuestruan 8.6 kg kanabis.

Prill 2016

Është arrestuar gjatë natës nënoficeri i policisë Zef Mirashi në Shkodër, pasi kishte në makinën e tij10 kilogramë drogë.

Operacioni është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës nga SHKB dhe Anti-Droga.

Nëntor 2014

Një punonjës policie në burgun e Peqinit, dhe 5 persona të tjerë u arrestuan në flagrancë për trafik të lëndës narkotike, ndërsa ka nisur procedimi edhe per një te burgosur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Shtator 2008

Një policie ka rënë në pranga, pasi dyshohet se është implikuar në trafikun e drogës. I arrestuari quhej  Gëzim Dragoti, 37-vjeçar, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr. 6 në Kombinat, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Raportet e  SHÇBA, për  vitet 2015-2016 në lidhje me efektivët e policisë të implikuar në trafikun e drogës.

Në raportin e SHÇBA-së për vitin 2016, thuhet se janë arrestuar 8 punonjës policie dhe implikimi i tyre mendohet të jetë mbi 40 të përfshirë.

Ndërsa raporti  i SHÇBA-së për vitin 2015 raportonte se rreth 42 punonjës policie ishin të implikuar në trafikun e drogës.

Veç kësaj, 3 punonjës policie raportohet të jenë arrestuar dhe 8 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ndërkaq, 31 të tjerë janë ende në fazën e hetimit të brendshëm.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Champions League/ Sfida ndaj Dortmund, Zidane 'vuan' mungesat
Previous article Rrëfimi prekës, i dy fëmijëve të cilët çdo ditë rrinë me orë të tëra tek varri i babait të tyre (Video)

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT