Ardhja deri tek vendimi i Parlamentit në lidhje me kërkesën për të arrestuar Sajmir Tahhirit, nuk kanë nisur që nga ajo shkresë që mbërriti në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë më datë 19 tetor, por patën vetëm epilogun juridik.
Fletë arresti për Saimir Tahirin duket se është përgatitur herët nga ana e Prokurorisë, që kur kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta dhe akuzoi ministrin e Brendshëm se ka përgjuar atë dhe disa zyrtarë të tjerë me të ashtuquajturën aparaturë italiane.
Por vendimi u pezullua pasi në axhendë u ngrit çadra dhe tentimi për të rrëzuar qeverinë.
Megjithatë gjithçka nisi nga e para pas zgjedhjeve, ku Lulzim basha e fokusoi të gjithë politikën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, pikërisht tek denoncimi i asaj që e quajtu “kaplimi i qeverisjes nga krimi”.
Ka prej kohësh që Lulzim Basha ka paralajmëruar hapjen e dosjeve të mëdha përvëluese. Por nga ana tjetër edhe mazhoranca ka bërë të njëjtën gjë.
Por me një ndryshim: e para i është referuar njerëzve aktualë të drejtësisë dhe mazhoranca ka bërë të ditur se gjithçka do të nisë pas vettingut.
Gjithçka vazhdoi me deklarata deri në natën e 16 tetorit, kur Prokuroria Antimafia e Catania-s, dërgoi në gjykatë pasi u arrestua grupi kryesor, bandën e trafikimit të drogës së Moisi Habilajt.
Mirëpo pa u vulosur ende nga gjykata e Catania-s, lajmërohet nga Sokol Balla mbërritja e dosjes së Habilajve tashmë të famshëm që nga opozita ishin akuzuar si njerëz të Saimir Tahiri.
Të nesërmen, pra më 17 tetor, Lulzim Basha, i kërkoi publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, alias Kryeprokurorit Saimir Tahiri, të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Basha tha se një dosje përvëlyese është prej ditësh në zyrën e Edi Ramës. Pra që konfirmoi që edhe ai por edhe Rama e kishin një fashikull.
Të martën paradite në të gjitha mediat e Tiranës dhe portalet e shumta publikohet pjesë e përgjimeve të Guardia Di Financa, ku Moisi Habilaj fliste për takimin me “Saimirin”. Ky emër përmendej për dhënie 30 mijë eurosh, transportim të kanavisit me kamiona, dhurata për nusen dhe mamanë e të tjera.
Atë natë, Adriatik Llalla thërret në Prokurorinë e Përgjithshme, krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës dhe ata të Fierit, e cila kishte hetuar më dosjen Habilaj, madje kishte vendosur mbylljen e hetimeve për Saimir Tahirit, dy vjet më parë.
Pa thënë asgjë, piërisht të martën mbrëma, Prokuroria e Krimeve të \Rënda të Tiranës, regjistroi sit ë hetuar zyrtarisht, pra hapi një dosje penale ndaj Saimir Tahirit. Ende nuk dihej si do të vepronte prokuroria.
Pas kërkesës së Bashës për arrestim, në ambjentet e Tiranës u fol se Prokuroria do të kërkonte prangosjen në flagrancë për Saimir Tahirin. Përmendja e emrit të ngjashëm në dosje tronditi opinionin public, por edhe mazhorancën.
Edi rama shkroi se kërkon “vetëm të vërtetën për Saimir Tahirin dhe nuk e mbështeste më”.
Dosja e Gjykatës Italiane ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Tiranë.
Të enjten, ishte pushim zyrtar, si dita që Papa vendosu të “lumturojë” Nënë Terezën. Por këtë ditë, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkonte lejen për të arrestuar Saimir Tahirit dhe për t’I kontrolluar banesën.
Lulzim basha urdhëron deputetët e tij në Komisionin e Mandateve të mësynin zyrat e Kuvendit.
Eduard Halimi dhe Enkelejd alibejat kërkojnë mbledhjen urgjente të Komisionit të Mandateve.
Ishte kohë presioni dhe kërkohej të miratohej me urgjencë shkresën e Prokurorisë.
Gramoz Ruçi, nuk ngutet dhe del në konferencë shtypi në orën 18.00 ku shpall se mbledhja e Komisionit do të zhvillohet të premten në mëngjes.
Në Tiranë u hap lajmi se do të arrestohet Tahiri të enjten, duke mos i dhënë mundësinë të flasë tek Opinion i Blendi Fevziut, pasi mendonin se do të hapë lojën dhe shantazhonte palët.
I “dehur” nga suksesi i përkohshëm public, Lulzim Basha nuk u mjaftua, por blodhi të gjithë opozitën, nga Kryemadhin e LSI-së deri tek Koço Kokëdhima madje dhe shpalli aksionin për largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie “antimafia”.
Pra gjithçka më shumë se Tahiri para drejtësisë u përkhye me”Edi Rama jashtë qeverisë”.
Në shtëpinë e Tahirit mblidhen shumë njerëz. Ish-ministri flet vetëm një fjalë për mediat: “Nuk keni parë gjë akoma”.
Në darkë, përpara Blendi Fevziut, Saimir Tahiri deklaron qartë se “nuk është tauar kurrë me Habilajt dhe për këtë mund të flasë me përgjegjësi”. Ish-ministri nuk e shpjegon mirë dosjen, por thotë që në përgjime nuk flitet për të.
Situata nis të ndryshojë, nga defensive për ish-ministrin në offensive, ku përmend Ilir Metën dhe Sali Berishën si njerëz që e kanë hartuar të gjithë lojën duke përdorur njerëzit e tyre në Prokurori.
Të premten në mëngjes, nisi edhe përballja më e fortë dhe rasti i jetës i Adriatik Llallës për të treguar se ai është në krah të ligjit pa anshmëri politike.
Por që në prezantimin zyrtar situate çalon. Ai dërgon tre prourorë, që ishin “rastësisht” nga e njëjta zonë-Tropoja dhe media pranë qeverisë i paragjykojnë duke deklaruar se kanë lidhje me familjen dhe lobet e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kur nis mbledhja, deputetët e PS-së i pyesin prokurorët se kur e kanë regjistruar Saimir Tahirin si të hetuar dhe çfarë provash kanë.
Prokurorët japin datën, që nuk është as 48 orë nga mbledhja e komisionit. Diçka lëviz; më pas e pyesin për provat dhe Prokurori Hajdarmataj thekson se janë sekret dhe kërkon seancë me dyar të mbyllura.
Deputetët e opozitës i kërkojnë Gramoz Ruçit që të mos bëhen pyetje ndaj prokurorëve, po në fakt atë ditë pati jo vetëm pyetje por një duel real, që u duk më shumë politik, PS kundër prokurorisë dhe kjo e fundit kundër PS-së.
Zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura dhe sërish nuk del ndonjë provë. Gjithçka lidhet me materialin 400 faqesh të Prokurorisë së Catania-s.
Këtu Saimir Tahiri kalon në kundërsulm, duke e pyetur për identitetin e Saimirit që përmendet në përgjime.
Aty flitet për një person që ka emrin e ish-ministrit, por që merret me transportimin e drogës me kamion.
Megjithatë, mbetet mister kush është “il grande capo”.
Situata nis të lehtësohet pak për Tahirin, sa edhe kryeministri Edi Rama që e kishte “lëshuar” ish-ministrin shkroi që “me aq sa pamë e aq sa dëgjuam, gjithçka ishte llafe pazari”.
Opozita e akuzoi menjëherë për përkrahje të Tahirit, por Kryeministri u përgjigj në fillim të javës duke thënë se “nuk bëhem më avokat i Saimir Tahirit” dhe e përjashtoi nga të gjitha funksionet politike në PS. Por
tha që mazhoranca do të miratojë kontrollin e banesës dhe atë personal por jo arrestimin e Tahirit.
E gjithë kjo zallamahi ishte edhe vulgu i zhvillimeve politike përpara vendimit të sotëm të Kuvendit.
Disa pikëpyetje shtrohen pas gjithë këtyre zhvillimeve: A do të kishte kërkuar Prokuroria arrestim, apo do të mjaftohej vetëm me hetim e kontroll, nëse Lulzim Basha nuk do të kërkonte arrestimin e Tahirit?
A do të ishte çështja më e qartë nëse opozita nuk do të kishte kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë së Edi Ramës, por do të thoshte frazën që “jemi para një fakti të rëndë, presim nga drejtësia që të hetojë në mënyrë të shpejtë dhe të paanshme. Do të marrim një vendim kur drejtësia të nxjerrë të vërtetën”?
Apo nëse Edi Rama të kishte takuar Lulzim Bashën dhe të merrnin së bashku; pozitë e opozitë një vendim të përbashkët për çështjen, në mënyrë që edhe në të ardhmen proceset ndaj “peshqve të mëdhenj” të mos politizohen?
Përgjigjet normalisht që mund të jenë të shumëllojshme, por fakt është që rasti “Tahiri” vetëm sa ka hapur “kutinë e Pandorës”…