• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
FUTBOLL/ Rrëfimi drithërues i Jeminit: Plumba dhe urdhra, si më përjashtuan për të nënshtruar gjithë arbitrat
Home
Jetë

FUTBOLL/ Rrëfimi drithërues i Jeminit: Plumba dhe urdhra, si më përjashtuan për të nënshtruar gjithë arbitrat

25 October, 2017 Redaktor2 Futboll, Jetë, Sport

Lorenc Jemini i ka dhënë fund arbitrimit. Pa dëshirën e tij, madje me një pezullim që e cilëson ende të mistershëm. “Ndoshta u bëra shembull për të nënshtruar të tjerët. Kur flaket kështu një arbitër me stemën e FIFA-s, çfarë do të bëjnë ata të rinjtë që janë në hapat e parë?”, thotë fillimisht arbitri në rrëfimin e tij për “Panorama Sport”. Por kush e dënoi Jeminin? Çfarë gabimi bëri ai? A ndërhyn Duka te arbitrat…? Janë pyetje që ish-gjyqtari i shquar u jep përgjigje. Therës në disa raste dhe në disa të tjera diplomat, por pa dyshim që Jemini këtë herë nuk i kursen “kartonët” për të gjithë. “Ka korrupsion tek arbitrat. Në Shqipëri nuk mund të jenë gjyqtarët e futbollit pjesa më e pastër kur ka korrupsion në të gjitha aspektet e shoqërisë”, shton më tej kolonjari.
Lorenc, përse u tërhoqët nga arbitrimi?
Sepse më sosi durimi duke pritur. Nuk kam as motiv, as moshë dhe as karakterin e duhur për të pritur gjatë. Më pezulluan pa shkak dhe më lanë në pritje. Pyeta vazhdimisht dhe nuk m’u përgjigjën asnjëherë si burrat. Thjesht më thoshin “je i pezulluar, do të themi ne kur do kthehesh”.
Kush ju thoshte kështu?
Ata që pyesja. Të gjitha instancat në sektorin e arbitrimit. Nuk më dhanë asnjëherë përgjigje se përse u pezullova dhe nuk dukej se do të më jepnin ndonjëherë përgjigje të saktë as kur do kthehesha… Shefi i arbitrave, Petrit Brahja, deklaroi se ju kurrë nuk i shkuat në zyrë atij dhe ta pyesnit për situatën tuaj… Po, e lexova në gazetën “Panorama Sport” deklaratën e këtij zotërisë. Nuk është kështu. Nuk doja të bëja replikë atë ditë, por po ju them se unë kam pyetur në të gjitha instancat përkatëse dhe nuk më dhanë asnjë motiv për pezullimin.
Po Dukën e pyetët?
I shkrova mesazh, nuk më ktheu përgjigje. Kaq, nuk doja ta vazhdoja më tej.
A e keni takuar Dukën gjatë kësaj periudhe?
Po, e kam takuar pesë minuta kalimthi… U përpoqa të bisedoja me të dhe ta pyesja se çfarë po ndodhte, por mora një përgjigje evazive… “Hajde se ti këtu je. Je pjesë e gjyqtarëve, do kemi kohë në të ardhmen…”, më tha. Nuk m’u duk një përgjigje e qartë, por gjithsesi nuk e vazhdova më tej.
(Panorama)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Speciale: “Dosja Tahiri” nga Catania në Tiranë, gjithça ndodhi në 9 ditë
Previous article LIVE/ Rama jashtë kuvendit: Do ketë drejtësi, ajo do bëjë punën e saj

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT