U mbajt mbrëmë edicioni i 60-të i çmimeve muzikore ndoshta më të rëndësishme për artistët amerikanë dhe jo vetëm, ‘GRAMMYS AWARDS’.
Rrjeti mediatik i gjigandit ‘CBS’ shfaqi pothuajse 8 orë në transmetim direkt të gjithë ‘esencën’ e këtij eventi grandioz.
I krahasuar me ‘OSCAR’-in e muzikës ‘Grammys’ u mbajtën pas katërmbëdhjetë vitesh në të njëjtin vend ku u mbajtën në 2004-ën, në Sheshin ‘Madison’ të qytetit që nuk fle kurrë, Nju Jork.
U vu re një tendencë e ‘zjarrtë’ e artistëve të huaj për të qenë pjesë e lëvizjes tashmë të konsoliduar feministe (pas fjalimit të filantropistes dhe gazetares Oprah Winfrey në Golden Globes 2018) të quajtur #TIMEISUP.
Nga Lady Gaga, Lana Del Rey, Beyonce, Jay Z, Rita Ora, Bebe Rexha, Cyndi Lauper, Cardi B, Bruno Mars, e shumë të tjerë që shkelën në tapetin e kuq me veshjet e tyre të cilësuara si ‘ON TOP’ kishin të vendosur në një pjesë të outfit-it të tyre trëndafilin e bardhë.
Një simbol ky që mbante vetë filantropistja Winfrey në edicionin e këtij viti të ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’.
Përtej të gjithave si ‘host’ i natës më të madhe muzikore të fillim-vitit u zgjodh komediani me famë btërore James Corden.
Corden ishte një prej esencave të edicionit të këtij viti dukeqenëse shoqëroi gjatë gjithë mbrëmjes performancat me humor tipik siç vetëm ai di të bëjë.
Ndërsa në tapetin e kuq përgjatë mbrëmjes së djeshme nga ora 20:00 (me orën amerikane) kanë parakaluar me qindra emra të famshëm nga bota e artit të muzikës, por jo vetëm.
Hollywood Reporter ka përzgjedhur përgjatë të gjithë mesnatës së sotme (me orën europiane) të gjithë personazhet më të veshur më mirë.
Janë plot 56 artistë ku mes këtyre emrave janë Bebe Rexha, Rita Ora dhe … Bleona Qereti.
Tre artiste që e kanë deklaruar tashmë në të gjithë ‘anët’ se janë me gjak shqiptar, dhe që dje sipas të gjithë mediave ndërkombëtare kanë shkëlqyer.
Madje mëngjesin e sotëm nga ‘Allure’ revista prestigjoze e modës e cilësoi make-up-in e Rexhës si më i miri për mbrëmjen e djeshme.
Doemos ishte nga vetë Mario Dedivanoviç. Edhe ky po prapë më i miri i më të mirëve në punën e tij të make-up-it.
Fragment nga performanca e artisteve femra të cilat i janë bashkuar publikisht lëvizjes #TIMEISUP të gazetares dhe gruas më me impakt në SHBA, Oprah Winfrey.
Mëposhtë ALPENews.al do t’ju sjellë ekskluzivisht të gjithë personazhet e veshur më mirë në ‘GRAMMYS’ 2018.
Si edhe një përshkrim të shkurtër për impaktin e tyre me shfaqjen në tapetin e kuq.
Alesia Cara (fituese edhe e çmimit si Artistja më e mirë e vitit)
Andra Day
Anita Wilson
Anna Kendrick
ASHANTI
Artistja shqiptare, Bebe Rexha e cila u përfol për një problem me fustanin e saj lidhur me ekspozimin e një prej gjokseve, por u mohua nga vetë grimieri Dedivanoviç në rrjetet sociale
E vetmja që nuk preferoi tapetin e kuq, BEYONCE që ndërroi tre veshje mbrëmë bashkë me bashkëshortin e saj Jay Z
Mes artistëve të veshur më mirë edhe Bleona Qereti
Rita Ora, ndoshta e vetmja nga tre artistet shqiptare që kishte përzgjedhur të ekspozohej më shumë. Por i shkon apo jo?
Veshja në hyrje nr.1 e artistes Miley Cyrus e cila zgjodhi mëposhtë edhe një fustan tjetër
Veshja nr.2 gjatë mbrëmjes që artistja Cyrus zgjodhi për të ‘shijuar’ mbrëmjen
Camilla Cabello
Reperja CARDI B (e cila u vlerësua edhe me çmim)
Chrissy Teigen (në një siluetë fantastike para lindjes)
Coco
Ikona e muzikës së viteve ’80 Cyndi Lauper
Emily Lazar
Erin Lim
Këngëtarja dhe aktorja Haaile Steinfeld
Modelja akoma në karrierë Heidi Klum që nuk mungon asnjëherë në evente kaq të rëndësishme
Aktorja, Janelle Monae
Artistja, Kelly Clarkson
Këngëtarja amerikane, KESHA
‘Mbretëresha e POP-it” mbrëmë, Lady Gaga e gjitha me të zeza
Artistja Lana Del Rey zgjodhi ngjyrën tipike të #TIMEISUP, të bardhën. Një ngjyrë që pritej të dominonte këtë edicion të ‘GRAMMYS’ por jo. Shumë pak preferuan ta vishnin.
Vazhdimin e listës dhe fotot e plota mund t’i gjeni KËTU.
Përgatiti: ALPENews.al