• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPANJË/ Rreth 4 mijë të evakuar për shkak të zjarrit shkatërrues, mijëra hektarë digjen në Tenerife
Home
Botë

SPANJË/ Rreth 4 mijë të evakuar për shkak të zjarrit shkatërrues, mijëra hektarë digjen në Tenerife

17 August, 2023 s.autor Botë

Zjarrfikësit po punojnë ende sot për të kontrolluar zjarrin që shpërtheu në një park kombëtar malor në Tenerife, me autoritetet që evakuuan të paktën 3,800 njerëz.

Perimetri i zjarrit arriti 31 kilometra të tokës pyjore të djegur dhe zona me bimësi të ulët në gryka të thepisura, pranë vullkanit të malit Teide – mali më i lartë në të gjithë Spanjën – duke bllokuar hyrjen në zonë dhe duke mbuluar pjesën më të madhe të ishullit spanjoll me re tymi dhe hiri.

“Kur del jashtë, atmosfera është mbytëse. Ndihesh sikur diçka të ka ngecur në fyt”, tha Alba Hill , 37 vjeç , një banore e fshatit La Esperantha, ku autoritetet urdhëruan njerëzit të qëndronin brenda për shkak të tymit të dendur. Hill dhe familja e saj qëndruan zgjuar deri në orën 4 të mëngjesit duke u shqetësuar për flakët që digjnin malin.

Zjarri që ra dje të mërkurën ka djegur tashmë 6,425 hektarë.

“Nata ishte shumë e vështirë… Ky është zjarri më kompleks që kemi pasur në Ishujt Kanarie në 40 vitet e fundit,” tha Fernando Clavijo , një ekzekutiv i qeverisë rajonale, gjatë një konference për shtyp.

Pedro Martinez, kreu i shërbimeve emergjente, theksoi se zjarri u përhap në pjesën veriore të ishullit dhe në një luginë ku ndodhen disa kampingje.

Ndërkohë, disa fshatra u evakuuan si masë paraprake, rreth 3500 banorë në disa të tjerë u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Një burg dhe një qendër e pritjes së imigracionit janë të vendosura në ato zona ku kufizimet e lëvizjes janë në fuqi, tha Clavijo.
Forcat e Mbrojtjes Civile larguan sot 1,294 njerëz nga shtëpitë e tyre në komunën e El Rosario dhe 1,525 nga zonat e La Orotava. Gjithsej 3,800 janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumë evakuime vendbanimesh janë ende duke u kryer.

Autoritetet spanjolle kanë vendosur 17 avionë dhe gjithsej 350 zjarrfikës dhe personel ushtarak. Hidroavione shtesë zjarrfikës mbërritën nga kontinenti. E gjithë hyrja në malet e ishullit, përfshirë malin e preferuar të turistëve Teide, është bllokuar. Të dy aeroportet e Tenerife-s po funksionojnë normalisht, sipas kompanisë kombëtare të menaxhimit të aeroportit të Spanjës AENA.

Javën e kaluar, një valë e re e të nxehtit thau bimësinë në shumë zona të Kanarinave, duke rritur rrezikun e zjarreve.

Tashmë këtë verë, brigada spanjolle zjarrfikëse është thirrur për t’u marrë me disa zjarre në Gran Canaria dhe La Palma, dy ishuj të tjerë të arkipelagut Kanarie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU FUT NË BANESË DHE TENTOI TË NGACMONTE SEKSUALISHT TË MITURËN/ Arrestohet 65-vjeçari në Sarandë
Previous article KREU I NATO-S HEDH POSHTË DEKLARATËN E VARTËST TË TIJ/ Stoltenberg: Vetëm Ukraina vendos kushtet me Rusinë

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT