• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KREU I NATO-S HEDH POSHTË DEKLARATËN E VARTËST TË TIJ/ Stoltenberg: Vetëm Ukraina vendos kushtet me Rusinë
Home
Botë

KREU I NATO-S HEDH POSHTË DEKLARATËN E VARTËST TË TIJ/ Stoltenberg: Vetëm Ukraina vendos kushtet me Rusinë

17 August, 2023 s.autor Botë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i takon Ukrainës të vendosë në se janë plotësuar, ose jo kushtet e duhura për të nisur bisedimet për paqe ndërsa përballet me agresionin rus.

Deklarata e sotme e zotit Stoltenberg në Norvegji nënvizon qëndrimin e pandryshuar të aleancës, pas disa komenteve të një kolegu të tij, gjatë kësaj jav

“Vetëm ukrainasit mund të vendosin se kur janë plotësuar kushtet për bisedime dhe vetëm ata mund të vendosin se cila është një zgjidhje e pranueshme” tha zoti Stoltenberg.

Deklaratat e tij vijnë pas komenteve të drejtorit të tij të kabinetit, Stian Jenssen, i cili tha të martën se Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë territor për një marrëveshje paqeje më Rusinë. Më pas, zoti Jenssen tha se ishte penduar për komentet e tij.

 

 

“Mesazhi i tij, që është edhe masazhi im kryesor dhe mesazhi kryesor i NATO-s, është se politika e aleancës mbetet e pa ndryshuar, ne mbështesim Ukrainën”, tha zoti Stoltenberg.

Në takimin e nivelit të lartë muajin e kaluar, NATO-ja njoftoi se do të ftojë Ukrainën për anëtarësim në aleancë kur “të bien dakord vendet anëtare dhe të jenë plotësuar kushtet” dhe, se vendi ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet në mënyrë të pavarur nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ndërsa rezultati i takimit të NATO-s ishte pozitiv, idealja do ishte nëse Kievi do të kishte marrë ftesë anëtarësimi.

Mijëra trupa ukrainase janë trajnuar nga partnerët perëndimorë të Kievit. Ukraina varet shumë edhe nga furnizimi me armatime nga perëndimi, ndërsa lufton me forcat ruse, që prej shkurtit të vitit 2022./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPANJË/ Rreth 4 mijë të evakuar për shkak të zjarrit shkatërrues, mijëra hektarë digjen në Tenerife
Previous article NDËRHYRI PËR TË NDALUAR SHERRIN NË HIMARË/ Rama: Respekt për policin, shmangu më të keqen

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT