• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK MBYLL HETIMIN PËR INFORMATORIN E BANDAVE KRIMINALE/ Ish-oficeri i operacionales Igli Hoxhaj para gjyqit
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK MBYLL HETIMIN PËR INFORMATORIN E BANDAVE KRIMINALE/ Ish-oficeri i operacionales Igli Hoxhaj para gjyqit

7 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet, duke dërguar për gjykim dosjen e ngarkuar ndaj ish-oficerit të operacionales Igli Haxhiaj.

Kujtojmë se Hoxhaj u arrestua në nëntor të vitit 2025, pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafiku ne lëndëve narkotike dhe shërbente si informator i bandave kriminale, për të shmangur kapjen nga policia të ngarkesave me drogë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete, si edhe korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë. Aktiviteti kriminal u zbulua pas zbërthimit të bisedave në rrjetin “Skyecc”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të pandehurit, Igli Haxhiaj.

I pandehuri është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej datës 27.11.2025, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimeve 49/3 të vitit viti 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 viti 2024, që lidhen me veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Këto procedime penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Në Shqipëri, hetimet paraprake për procedimin penal nr.49/3 të viti 2023 (nr.49 viti 2019) janë zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore
Previous article DEBATE NË KUVEND/ “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT