• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE NË KUVEND/ “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…
Home
Politikë

DEBATE NË KUVEND/ “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…

7 May, 2026 s.autor Politikë

Debate të ashpra janë regjistruar në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me interpelancat e kërkuara nga opozita.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bardhi i kërkoi dorëheqjen kryeparlamentarit Peleshi, duke e akuzuar se ka refuzuar tri kërkesa për interpelancë, përfshirë edhe atë me Kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ky qëndrim përbën shkelje të Kushtetutës dhe kufizon mbikëqyrjen parlamentare të opozitës.

“Ju jeni në shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Nëse nuk sillni Kryeministrin në seancë për të dhënë llogari, jepni dorëheqjen, sepse nuk mund të ushtroni funksionin e Kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Bardhi, duke theksuar se, sipas tij, qeveria po shmang llogaridhënien parlamentare.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vëmendjen Bardhit për përdorimin e fjalorit jo parlamentar dhe akuzat e bëra në sallë. Ai u shpreh se procedurat parlamentare janë respektuar dhe se interpelancat janë trajtuar sipas rregullores.

“Tonaliteti s’ju bën të keni të drejtë. As shkundja e letrës në dorë. Unë përdor Kushtetutën me të cilën më qëlluat ju ditën e parë dhe e kapa në ajër dhe e lexova.E vërteta është që 26 interpelanca janë pranuar dhe zhvilluar. Dhe do zhvillohen të gjitha interpelancat konform ligjit. Je njoftuar me shkrim brenda orarit të punës.

Nuk ka asnjë shkelje të rregullores sepse ajo thotë: kur refuzohet një interpelancë, deputeti kërkues, kërkon të shprehni reagimin tuaj 10 minuta. Po ju shmangem provokimeve.

Ju tërheq vëmendjen për fjalor joparlamentar merrni masën disiplinore tërheqje vëmendje.”, deklaroi Peleshi, duke shtuar se opozita ka të drejtë të shprehë reagimin e saj sipas procedurave parlamentare.

Kreu i Kuvendit i kërkoi Bardhit të ruajë fjalorin parlamentar dhe e paralajmëroi me masë disiplinore tërheqje vëmendjeje për deklaratat e bëra gjatë seancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK MBYLL HETIMIN PËR INFORMATORIN E BANDAVE KRIMINALE/ Ish-oficeri i operacionales Igli Hoxhaj para gjyqit
Previous article PAMJET/ Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT