Me urdhër të SPAK, po zhvillohet një operacion antidrogë i shtrirë në Tiranë dhe në qytete të tjera. Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi. Për këtë të fundit ende nuk dihet nëse masa është ekzekutuar, pasi operacioni është ende në vijim. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu.
Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.
“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim”, informoi SPAK në një reagim paraprak.


