• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK KËRKON 10 VITE BURG PËR LEFTER KOKËN/ Avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat…
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK KËRKON 10 VITE BURG PËR LEFTER KOKËN/ Avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat…

6 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Vetë Koka ka qenë sot në seancë, teksa avokati i tij ka deklaruar pafajësinë e ish-ministrit.

Sipas avokatit Koka ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat duke theksuar se procesi është i stisur politikisht dhe ka porositës dhe ekzekutor.

“Provat në 120.000 faqe dosje hetimore faktojnë pafajësinë absolute të Lefter Kokës për 3 akuzat. Procesi është i stisur politikisht, ka porositës dhe ekzekutor.
Dy takimet që pretendohet se Lefter Koka ka marre pjesë në diskutime me Albtek faktohet nga TIMS se ka qenë jashtë Shqipërisë.
Kosto e impiantit të Elbasanit është më ekonomikja e mundshme. Landfilli kushton 3 fish më pak nga ai i Vlorës, 2 fish më pak nga Saranda.
Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit?
Shoqëritë kanë kryer evazion fiskal me njëra tjetrën pa lidhje me Lefter Kokën dhe janë dënuar nga gjykatat e rretheve për këtë vepër. Hetimi u devijua.
Kjo çështje është e hetuar dhe gjykuar në gjykatën e Elbasanit. Është anti kushtetuese të rigjykohet. Do t’i drejtohemi Strasburgut.
Prona që kërkoni të sekuestroni është themeluar në vitin 1927 dhe është privatizuar në 2000. Kjo është dhunë në emër të ligjit”, thanë ndër të tjera avokatët.

Sipas tyre, janë pyetur 81 persona, askush deri më sot nuk dëshmon t’i ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës.
“Kemi dorëzuar 3966 faqe me materiale provuese dhe ekspertuese që çmontojnë akuzën. Ato as nuk u lexuan nga prokuroria. Çfarë drejtësie është kjo?
Asnjë nga shoqëritë nuk zotërohet dhe nuk ka lidhje me Lefter Kokën. Kjo është një anomali juridike.
Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.
Prokuroria flet për dyshime, por dyshimet janë në favor të Lefter Kokës. Asnjë ligj i shkelur nuk citohet nga Prokuroria.
Asnjë lek dëm nuk është shkaktuar nga veprimtaria ekzekutive e Ministrit të mjedisit. Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht”, u shpreh avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THANË SE KA PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR/ Fjolla Morina përfundon në spital?
Previous article TURI BALLKANIK/ Kosova përgatitet për vizitën e Ramës, bllokohen disa akse

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT