• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK KËRKOI PUSHIMIN E ÇËSHTJES/ GJKKO kthen për rihetim dosjen e anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi
Home
Aktualitet
Drejtësi

SPAK KËRKOI PUSHIMIN E ÇËSHTJES/ GJKKO kthen për rihetim dosjen e anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi

7 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Është rikthyer për plotësim hetimesh çështjA penale që mban Nr. 232, e cila bën fjalë për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave, nga ana e komisioneres së Vettingut (KPK-së), Brunilda Bekteshi.

Vendimi për rinisjen e hetimeve ndaj zyrtares së lartë të KPK-së u mor sot nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, i cili refuzoi të pranojë kërkesën e prokurorit Dritan Prençi, që kishte kërkuar mbylljen e hetimeve.

Gjyqtari Bani gjatë shqyrtimit të dosjes penale konstatoi mangësi në zhvillimin e hetimit të kryer nga prokurori Prençi, duke vendosur që mos pranojë kërkesën e tij, për të pushuar procedimin penal ndaj Brunilda Bekteshit.

Bani i cilësoi të drejta argumentat dhe pretendimet e avokates Orgesa Serjani, e cila gjatë zhvillimit të gjyqit, argumentoi para gjykatës një sërë veprimesh hetimore të pa kryera qëllimisht nga përfaqësuesi  i akuzës.

E për pasojë duke e cilësuar hetimin të paplotë, avokatia Serjani, kërkoi nga gjykata të urdhëronte prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe jo pushimin e çështjes.

Nisur nga kjo situatë dhe duke konstatuar pasaktësi në hetimin e paplotë, gjyqtari Bani urdhëroi që çështja penale kundër Brunilda Bekteshit, të rikthehet sërisht për hetim në prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Avokati i zyrës “Jurisprudenca” Arben Llangozi, që në këtë gjykim përfaqësonte kallëzuesit Bujar Hoti dhe shoqatën “Për Drejtësi”, gjatë një bisede telefonike tha se: “…vendimi i sotëm është i drejtë dhe tregon që ka ende gjyqtarë të guximshëm që përballen me realitetin, edhe pse përballë kanë anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit “Vetting”. Unë mbrojtjen e sotme së bashku me avokaten Serjani, e bëra për njerëzit e drejtë, drejtësinë Shqiptare dhe atdheun ku jetojmë. Pasi nëse zonja Bekteshi ka shkelur ligjin duke fshehur një apartament duke të përgjigjet penalisht për këtë gjë dhe jo të fshihet pas detyrës së lartë që ajo gëzon momentalisht. Ligji është i barabartë për të gjithë…”

Tashmë prokurori Prençi duhet të vijojë hetimet për akuzën e Fshehjes së pasurisë dhe Falsifikimit të dokumentave ndaj komisioneres së KPK-së, Brunilda Bekteshi.

Në dëshminë e saj dhënë në SPAK, Bekteshi ka sqaruar se e ka blerë apartamentin me kursimet e saj plus një kredi të marrë, por ajo tregon se ka punuar vetëm në OSHEE. Ndërkohë gjatë kohës së qëndrimit të saj në Turqi, pasi burrin e ka diplomat, Bekteshi thotë se ka qëndruar në shtëpi e papunë si sulltaneshë “Hyremi”, duke u marrë vetëm me përkujdesjen ndaj fëmijës.

Ndaj Bekteshit kishin paraqitur kallëzim Penal ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi” ku i kërkuan kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.

Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.

Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.

Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5-vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Kukësi, rekord për golat në 10 vite pas 15 javëve (FOTO)
Previous article U INFEKTUA ME COVID-19/ Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares tonë, gati të kthehet në stërvitje

F.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT