• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK E KUNDËRSHTOI/ GJKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK E KUNDËRSHTOI/ GJKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

24 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado. Seanca është shtyrë për mungesë të avokates së të pandehurit Meriman Palushi. Ndër të tjera, GJKKO ka pezulluar afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, Elman Abule dhe Fatjon Baci.

Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kishte paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ishte në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme ishte dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.

Kërkesa e Veliajt për të ndryshuar avokat, u kundërshtua nga SPAK me argumentin se Plarent Ndreca, gjatë fazës paraprake të hetimeve për kryebashkiakun, është marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen. Ish-deputeti ka replikuar duke thënë se deklarimet në fazën paraprake, nuk përbëjnë provë. Pasi trupi gjykues u tërhoq për vendim, legjitimoi Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt me argumentin se nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Pjesë nga diskutimet në seancë:

Altin Dumani: Plarent Ndreca është pyetur në fazën e hetimit paraprak dhe jemi në kushtet ku nuk mund të legjitimohet si mbrojtës.

Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet e papajtushmërisë. Deklarimet në hetimet paraprake nuk përbëjnë provë.

Plarent Ndreca: Kam një kërkesë si detyrim ligjor. Në vlerësim të ligjit, nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk përbëjnë provë të dhënat e hetimit paraprak. Unë jam pyetur për njohjet me Veliajn dhe Xoxën, por edhe për kompani, nëse kam njohje, por nuk rezulton. Jam pyetur për një foto që është gjetur në zyrat e Xoxës, por unë nuk kam pasur lidhje. Thëniet që unë kam bërë s’kanë lidhje me këtë proces dhe nuk cenojnë interesin e gjykimit. Nuk jemi në kushte papajtueshmërie.

Altin Dumani: Është vlerësimi juaj nëse e legjitimoni, sepse për ne s’ka ndonjë pengesë, por duhet parë ligji. Të shmanget mundësia e një pavlefshmërie apo dështimi të ardhshëm; kaq kishim këtë merak.

Plarent Ndreca: Kështu e komentova si një merak. Por e sqarova dhe lidhjet dhe thëniet e mia nuk kanë asnjë interes të ndërsjellë.

Sakaq, Veliajt pas 1 viti në izolim, me miratim të GJKKO-së, i janë dorëzuar në qeli 28 mijë faqe të 72 fashikujve të dosjes hetimore në funksion të së drejtës së tij për mbrojtje efektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA/ Ish-kryetari i KLP-së për skandalin seksual: Kemi zgjedhur krerët e institucioneve të drejtësisë, sot është moment prove për sistemin
Previous article VRASJA NË FSHATIN KUMAN/ Policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan, më pas… (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT