• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SOTIR KOLEA/ Si e frenoi vjedhjen e librave në Bibliotekën Kombëtare”
Home
Kulturë

SOTIR KOLEA/ Si e frenoi vjedhjen e librave në Bibliotekën Kombëtare”

18 February, 2019 enxhi.autor Kulturë

Vulosja e librave më 1930/ Ja dokumentet ku drejtori i Bibliotekës propozon vulosjen e librave dhe llojet e vulave që do të viheshin në përdorim…

Dikur, njëlloj si edhe sot, Bibliotekën Kombëtare e kishte gjetur belaja me vjedhjen e herëpashershme të librave të saj. Drejtori i atëhershëm i Bibliotekës, Sotir Kolea, për të mos e sterrosur fare, e duke u shprehur me politesë, nuk e përmendëte në shkresat zyrtare fjalën vjedhje, por e quante si: “zhdukje pa asnjë farë përgjegjësie… të librave”. Sidoqoftë, në atë kohë vjedhja e librave kishte ca fisnikëri në gjestin e saj, sepse pasuronte një bibliotekë tjetër, vetiake, kurse sot, kur lexohet pak, e kur internet e ka mundur librin, ka tjetër qëllim dhe thonë se përgjithësisht bëhet nga ustallarët e plagjiaturave, të cilët veprojnë në dy mënura: Duke vjedhur librat, që të tjerët të mos i gjejnë dot “rrënjët e studimeve”, ose duke zhdukur skedat, që të tjerët, “bezdisësat” e plagjiatorëve, të mos i shkojnë kërkimit të mashtrimit deri në fund. Gjithsesi ata nuk e dinë se skedat janë të dyzuara dhe ruhen edhe në arkivat e Bibliotekës. Po si t’u a bësh librave, sidomos kur ata janë vetëm në një kopje!

Si e vrau mëndjen, Sotir Kolea vendosi që për të ndaluar këtë fenomen të shëmtuar, të vuloste librat me vulat e posaçme të Bibliotekës Kombëtare. Këto vula do të ishin stampat që do të diskretitonin vjedhësin, duke besuar se kjo do të shërbente për një “hajdut të ndershëm”, që vlerësonte fisnikërinë e librit. Sotir Kolea qe vetë fisnik i dijes, ai e çmonte librin dhe ndoshta mendonte se grisja e faqeve të librit ishte një veprim i llahtarshëm, që nuk mund të bëhej.

Dhe i paraqiti për miratim Ministrisë së Arsimit dy modele vulash, njëra e madhe dhe e rrumbullakët, në të cilën shkruhet BIBLËJOTEKA KOMBËTARE – TIRANË, e që në shkresën përcjellëse shënohet me shkronjën A dhe tjetra, më e vogël, ovale për nga forma, në të cilën shkruhet po BIBLËJOTEKA KOMBËTARE * TIRANË dhe që shënohet në shkresë me shkronjën B.

Vula A, pra ajo e madhja, do të përdorej për vulosjen e librave, të revistave, të gazetave dhe të hartave. Te librat do të vihej në kapakun e sipërm, jashtë e brenda, si dhe në kapakun e fundit. E njëjta gjë do të bëhej edhe për revistat. Përsa u përket hartave, vula do të vendosej në shpinë të tyre, ndërsa në rastin e gazetave, përbri titullit.

Me vulën B do të vuloseshin faqet e përcaktuara sipas rregullit, që iu paraqit ministrisë në shkresën dërguar asaj.

Dhe më poshtë po paraqesim shkresën zyrtare, e cila ruhet në:

ASH, Fondi 195, Viti 1930, Dosja 122, faqe 125 – 126.

Shkresën do ta paraqesim me gjuhën e atëhershme jo vetëm për të qenë sa më pranë atmosferës së asaj kohe, por edhe si një kuriozitet të evoluimit të gjuhësor.

“M. A.

Ni 129/293

————–

Vula kontrolli për vi-

vëllat’ të Biblëjote-

kës’ Kombëtare.

Mënistërijës’ së Arësimitë

Q y t e t

————–

Për mos të lënë mëë shesh të shdukuritë pa kurr’ fare përgjegjësijet

faqe ligjitë të vivëllavet’ që janë plëngu i kësaj Biblëjoteke Kombëtare hartuamë

një postat të vulosuri të ç’do vivëlle, jasht’ e brënda, si pas numurit’ të faqevetë.

Gjithë vivëllatë, si ato që janë shkuarë ndë numurë gjer mbë sot si

dhe ato që dot’ shkuhen’ këndiparë, dot’ kenë ndë faqet’ të caktuara vulat’ të

Biblëjotekësë.

Një ksombëlë të postatit’ ndë fjalë kemi nderin’ t’i shtrojëm’ së

Shkëlq. Mënistërijë për të na shërbyerë faqe ligjitë për ç’do nevojë që munt të

çfaqetë.

Tiranë, 14 Korrik 1930 Drejtori

(Firma dhe vula)

SEKRETARI I PERGJITHESHEM

(Firmosur nga A. Xhuvani), dt 17/7/30

Për veprim

(Firma), dt 21/7/930

MINISTRIA E ARSIMIT BOTUER

MBRRITUN MË 17/7/930

NR 155/15 ME LIDH L___

Vula mbi vivëllat’ të Biblëjotekës’ Kombëtare

———————————————————

Vivëllat’ , rivistat’ , hartat’ , gazetat’ , që janë plëngu i Biblëjotekës’ Kombëtare do shënohen’ me vula me emërin’ e sajë.

Vulat’ që do përdoren’ për këtë shënim janë dysh:

1 ) Vula e madhe, e rrumbullakëtë, me të shkruarën’ “BIBLËJOTEKA KOMBËTARE-

TIRANË” për rreth dhe me shkabën’ e dykrerëtë ndë mes, e diktuarë me letërën “A”.

2 ) Vula mëë e vogëlë, e surrëgjatëtë, me të shkruarën’ “BIBLËJOTEKA KOMBËTARE-TIRANË” për rreth, pa shkabë, e diktuarë me letërën “B”.

Vula e madhe “A” vihet’ mbi faqe të titëllit’, të jashtëm’ e të brëndësme, mbë të mënjgjërë, afër’ shpinës” dhe mbi faqen’ e funditë, ndë mënyrë që mos të munt të shduket’ me anë të shkëputuri të pjesës’ së pa-shkruarë të fletësë.

Vula e surrëgjatëtë “B” vihet’ mbi faqet’ të shënuara këtu pas, ndë funt dhe brinjë shpinës’ së ç’do flete, ndë mënyrë që mos të shduketë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABI PO RREH MAMIN"/ Fëmija shpëton nënën shqiptare në Greqi: Ndihmë, ai...
Previous article PROPOZIMI I BASHËS PËR DJEGIE MANDATESH/ Rama takim kokë më kokë me Ruçin

enxhi.autor

Postime të ngjashme

KORÇË/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss Kulturë

KORÇË/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss

CIRKU KOMBËTAR NË POGRADEC/ Profesionistë dhe artistë të vegjël performojnë bashkë në një skenë Kulturë

CIRKU KOMBËTAR NË POGRADEC/ Profesionistë dhe artistë të vegjël performojnë bashkë në një skenë

HASI TRIUMFON NË LUSHNJE/ Shpallet grupi më i mirë artistik në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar Kulturë

HASI TRIUMFON NË LUSHNJE/ Shpallet grupi më i mirë artistik në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT