• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SOT TENDERAT E ENERGJISË JANË SEKRETE”/ Berisha: Ekipi i vjedhjes e ka shitur me 40 euro, kur në bursë blihej me mbi 100 euro
Home
Politikë

“SOT TENDERAT E ENERGJISË JANË SEKRETE”/ Berisha: Ekipi i vjedhjes e ka shitur me 40 euro, kur në bursë blihej me mbi 100 euro

29 July, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin e realizimit të tenderave për blerjen e energjisë në vendin tonë.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha deklaroi se tenderat sot bëhen në një platformë të pacertifikuar dhe të fshehtë.

Sipas tij, ekipi i vjedhjes e shiste energjinë me 40 euro kur në bursë blihej me mbi 100 euro.

“Me këto 60 tendera të realizuara me një platformë të pacertifikuar dhe të fshehtë. Nuk mund t’i ndiqni. Kur KESH-i bënte tenderin e bënte përpara jush, i hapte zarfat përpara jush. Sot platforma është sekrete. Platforma është e pacertifikuar. Pra, janë blerë rreth 300 mln euro. Ndarë dhe vjedhje me qeveritarët.

Çmimi që thotë Edi Rama 600 euro në bursë, është 300 euro në bursë dhe 300 euro në xhep të qeveritarëve. Çmimi në bursë është 300-320 euro në maksimum. Por ekipi i vjedhjes me energji, ka shitur energji KESH-i me 40 euro në një kohë kur ajo shitej në bursë me mbi 100. Ka blerë me 250 euro ndërkohë që në bursë shitej me 84 euro. Po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme me çmimet.

Midis KESH-it të Shqipërisë dhe KEK-ut në Kosovës ekziston një marrëveshje. KEK depoziton në kohë piku për KESH-in e Shqipërisë, një milionë euro në ditë. Në total 45 mijë megavat. Çfarë bën KESH? Siç e merr energjinë, e eksporton në pikë, gjoja për optimizim. Ndërkohë marrëveshja ndalon eksportin e saj” – tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR DO ÇERTIFIKOHET MARRËVESHJA ME METËN? Berisha: Do ketë bashkërendim të fuqishëm me Partinë e Lirisë
Previous article KRIZA E ÇMIMEVE/ Berisha: Rama kërcënon qytetarët me ndërprerje të energjisë elektrike! Shqipëria ka prodhuar me tepricë gjatë vitit 2021

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT