• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT “TAKIMI” I SHUMËPRITUR/ Hoti dhe Vuçiç ballafaqohen virtualisht në praninë e Macron dhe Merkel
Home
Rajon

SOT “TAKIMI” I SHUMËPRITUR/ Hoti dhe Vuçiç ballafaqohen virtualisht në praninë e Macron dhe Merkel

10 July, 2020 s.autor Rajon

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë,do të zhvillohet virtualisht të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.

Ky samit mbahet dy ditë para vazhdimit zyrtar të dialogut në Bruksel. Pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut, taksa 100 për qind që Kosova ia vendosi mallrave nga Serbia, më nuk ekziston.

Të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç tha ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ne samitin virtual marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiq.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, pret që samiti nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, të premten, do të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Sipas tij, korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, i cili në mënyrë të qartë ndërlidhte perspektivën e Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, heqjes dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, “tashmë kanë humbur më krizën shumëvjeçare”.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet. Kjo duhet t’i bëhet me dije në mënyrë të qartë presidentit (Aleksandar) Vuçiq në Beograd dhe pastaj kjo duhet të jetë kornizë, përmes së cilës do të bisedonin përfaqësuesit e BE-së, zoti Borrel dhe zoti Lajçak”, thotë Weber.

Ndryshe, këtë javë, presidenti francez Macron priti Hotin dhe Vuçiqin veçmas në Paris, dhe një nga temat e bisedimeve në këto takime, ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë për media nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macronse Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Është thënë se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, Vuçiq ka thënë këtë javë se Serbia pret një “verë të vështirë dhe vjeshtë” për çështjen e Kosovës.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, u shpreh Vuçiq.

Në këto ngjarje, megjithatë nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kundër së cilit tashmë është paraqitur një aktakuzë për krime lufte në Prokurorinë në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën, nga dita kur është ngritur në prill.

Lidhur me aktakuzë, Prokuroria e Specializuar njoftoi më 24 qershor, kur Thaçi u nis për në Uashington, ku duhej të zhvillohej një takim midis Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit amerikan Richard Grenel. Në gjysmën e rrugës, Thaçi anuloi udhëtimin drejt SHBA-së dhe më pas edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut.

Përndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron organizuan një takim të liderëve të rajonit në Berlin në fund të prillit 2018, dhe më pas njoftuan për një takim të ri midis Kosovës dhe Serbisë në Paris më 1 korrik, i cili kurrë nuk u zhvillua. Beogradi zyrtar kushtëzoi vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës, ndërsa kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk hoqi dorë nga qëndrimi që taksat do të mbeten në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)
Previous article MBYLLET BASHKIA E MALËSISË SË MADHE/ Dalin pozitivë me Covid 2 punonjës, priten përgjigjet për 9 të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT