• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT SEANCA PËR SAJMIR TAHIRIN/ Avokati i tij mund të kërkojë …
Home
Politikë

SOT SEANCA PËR SAJMIR TAHIRIN/ Avokati i tij mund të kërkojë …

26 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Sot pritet te zhvillohet seanca e radhes ne ngarkim te ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

Ne paraqitjen e fundit ne Gjykatën për Krime të Rënda, teksa seanca deshtoi, a avokati Makism Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot më 26 mars, pasi seancen e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

Çfare tha avokati i Tahirit

Sipas avokatit të Tahirit, mosnjoftimi zyrtar i tre të hetuarve të tjerë nuk ishte veprim serioz i Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërsa shtoi se ata do të kërkojnë pafajësinë në seancën paraprake.

“Është shtyrë seanca sepse organi i Prokurorisë, nëpërmjet oficerëve të Policisë Gjyqësore duhet të kishte bërë lajmërimin e të hetuarve dhe nuk e ka bërë. Gjë, që nuk është serioze për një organ të tillë, që është i mobilizuar dhe për më tepër, këtë çështje kaq serioze. Ata janë në kërkim, por ka edhe procedura lajmërimi”, tha Haxhia.

Vetë ish-ministri nuk foli pasi la sallën e gjyqit, duke lënë përfaqësuesin e tij, Maksim Haxhia, t’i përgjigjej interesit të medias. Ky i fundit, pyetjes nëse do të kërkojnë gjykim të shkurtuar, iu përgjigj se nëse zvarritja e procesit do të vazhdojë, ata mund të kërkojnë të procedohet me gjykimin e posaçëm, që në rast fajësie do t’i ulte dënimin Tahirit, ndërsa procesi gjyqësor do të mbyllej brenda 5 seancash.

“Nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve, do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar. Gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, në fashikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të tjerëve nuk ka asnjë provë që të implikojë Tahirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërinë e akuzave, për të cilat ai është sjellë për gjykim. Nuk ka letërporosi, ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen ‘Tahiri’ nga analistë të qëllimshëm dhe të pozicionuar. Nuk ka 8, por 2 letërporosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat”, përfundoi Maksim Haxhia.

Prokuroria për Krime të Rënda hetoi rreth 16 muaj për Tahirin, ndërsa vendosi ta marrë të pandehur për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”. Referuar hetimeve, ato bazohen në përgjigjet e letërporosive të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia, si dhe disa përgjime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË TËRHOQI SJELLJA DHE..."/ Ilva Tare tregon si e bëri për vete Eduard Selami
Previous article FLORIAN AGALLIU KTHEHET PAS NË KOHË/ Ja si dukej moderatori në moshën 15-vjeçare

F.autor

Postime të ngjashme

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT