E hena e 23 korrikut pritet te kete seancen e fundit parlamentare per kete sesion. Sot ne rend dite është parashikuar edhe votimi i projektligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i njohur ndryshe si ligji i Magjistratëve, i cili kerkon shumice te cilesuar pra 84 vota, per te cilin mazhoranca i ka bërë thirrje LSI që te bashkoje votat.
Gjithashtu dy projektligjet e tjera per te cilat nuk ka konsensus janë projekt ligji për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Kodin Ajror.
Pritet qe PD te mbledhe grupin parlamentar para nisjes se seances, por teksa mesohet se deputetet demokrate do te jene sot ne Kuvend, mesohet se ata nuk do te marrin pjese ne votimin e pr.ligjet e parashikuara në rendin e ditës, duke përfshirë edhe pr.ligjiin e magjistratëve.
Ministri gjerman Roth në konferencën për shtyp dje në vizitën zyrtare në Tiranë u shpreh: “Me procesin e Vettingut, shqipëria ka ecur në një rrugë ku nuk e ka shoqen në rajon. Fakti që deri më tani gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi tregon se njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është e vendour. Këto reforma duhet të vazhdojnë. Duhet të kemi njerëz të rinj për të mbushur ato pozicione. Sepse një sistem gjyqësr që nuk funksionon ndikon në fusha të tjera të jetës. Dhe ky proces kërkon një masë të madhe të vetëdijes nga ana e qeverisë por edhe nga opozita”.


