Kanë filluar pregatitjet në “Sheshin Skënderbej” për të qenë gati para darkës, të presë për herë të parë këngëtarin portorikan Daddy Yankee i cili do të ndezë Tiranën me një koncert live sonte në mbrëmje.
Enca dhe Ledri Vula janë dy artistët që do të ngrohin atmosferën në sheshin Skënderbej, para se Daddy Yenkee të ngjitet në skenë në një show të vërtetë prej 90 minutash.
“Ai është një artist që këndon tashmë prej dekadash, 40 dhe 45-vjeçaret e sotëm janë rritur me këngët e tij, por edhe të rinjtë që janë 15-16 vjeç, i pëlqejnë këngët e tij. Do të jetë një program i plotë. Daddy Yankee nuk do të këndojë 3 apo 4 këngë, por do të jetë një program që do të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta”, thotë Van Heijningen.
Biletat për koncertin e mbështetur nga Top Channel, shiten në sheshin “Skënderbej”. Të ndara në disa kategori, ato nisin nga 19.5 euro, ndërsa për ata që duan më shumë komoditete si tavolina, ndenjëse dhe një pamje më të mirë të skenës, koncerti rezervon zonat Vip Gold, Platin dhe Diamant.
AlpeNews.al












