Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla ka sqaruar sot vendimin më të fundit për mbledhjen e sotme të seancën plenare dhe pse nuk do të zhvillohet seanca e parashikuar për në datën 14 mars.
Në një deklaratë për mediat, Balla nuk bëri asnjë koment mbi reagimin e opozitës që e quajti qesharak vendimin për mbajtjen sot të seancës plenare, por theksoi se në këtë seancë do të miratohen vendime shumë të rëndësishme për shqiptarët, që mbeten prioriteti i shumicës.


