• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Sot nuk ka më PD’, Bregu sulmon ashpër Bashën, flet për përplasjet me të dhe tregon çfarë duhet bërë
Home
Shqipëri

‘Sot nuk ka më PD’, Bregu sulmon ashpër Bashën, flet për përplasjet me të dhe tregon çfarë duhet bërë

6 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-ministrja e Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu, kritike e hapur e Bashës në PD, jashte listes per deputete, ka folur me tone të forta kundër kryetarit të demokratëve, teksa ka theksuar se sot nuk ka më PD.

 

Ne nje interviste ne “Mbrëmje në Abc News” me Mirela Milorin, e pyetur rreth përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend, Bregu u shpreh se deputetët kanë mungesë të njohurisë mbi të folurit publik.

“Ndihem keq kur shoh debatin parlamentar, ku edhe ata që hynë në parlament pa njohuri dhe zhvillim politik apo në të folurën publike. Ka nivel të ulët në njohjen e të folurës publike. Opozita duhet të ketë folës më të mirë në parlament, nuk arrij të numëroj 2-3 veta që të kem mundësi ti dëgjoj dhe të kuptoj diçka”- tha ajo.

Pyetur për Bashën me përplasjet me të, Bregu ka sqaruar se “Unë kam qenë më afër me të për ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden, se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë. Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës”- tha ajo.

Më pas, Bregu u ndal te “te historia e vjetshme me cadrën dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje që ishte e papranueshme”.

“Ja ku jemi, kam shumë miq në PD, dhe shpresoj shumë që pakënaqësitë e secilit por me qëllimin e përbashkët për një parti më të mirë e të fortë të mblidhen në një hulli, askush nga ne po të donte të shkëputej kjo do ndodhte menjëherë pas farsës elektorale”- tha ajo, duke theksuar se problem nuk ishte statusi i partisë, por vullneti i tij për të mos e respektuar dhe pamundësia jonë për ta ndalur dhe kjo sipas saj është krim.

“Duhet një zgjidhje përfundimtare, asnjë nuk ka kontakte më, nuk flasim, as jemi mbledhur, ne nuk kishim detyrë në fushatë, duhet hov tjetër dhe të mblidhen energjitë për përfaqësim të demokratëve. Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar, po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari. Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”- tha Bregu, duke shtuar se nuk ka më asnjë kontakt dhe as komunikim me Bashën, qoftë edhe formal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushtarët që i rrinë ‘gati-tu’ këtij qeni, arsyeja tejet domethënëse
Previous article RITA PETRO godet sërish. Publikohet poezia për inçestin me vëllain që ka trazuar rrjetin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT