• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT NIS PROVIMI I INFORMATIZUAR PËR STUDENTËT E MJEKËSISË/ Vetëm 400 kuota! Fituesit detyrim të nënshkruajnë kontratën e punësimit
Home
Sociale

SOT NIS PROVIMI I INFORMATIZUAR PËR STUDENTËT E MJEKËSISË/ Vetëm 400 kuota! Fituesit detyrim të nënshkruajnë kontratën e punësimit

14 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ditën e sotme nis provimi i informatizuar studentëve të Mjekësisë. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës. Për të hyrë në provimin e informalizuar studentët e Mjekësisë do të paguajnë 5000 lekë. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14  deri më datën 23 gusht.

Maturanti duhet të paraqitet 30 minuta para se të nisë provimi, oraret e së cilit varjojnë nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30. Maturanti duhet të ketë me vete edhe mjet identifikimi, ID ose pasaportë. Faturën e tarifës që ka paguar në bankë. Njëjtë si ne provimet e maturës nuk do lejohet as celulari, ndalohet komunikimi me të tjerë, ndalohet lëvizja nga tavolina.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:

Lista emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.

Kalendari e testimit të informatizuar

Njoftimi mbi procedurat e testimit.

Fatura për arkëtim për provimet e digjitalizuara.

Këtë vit, studentët e Mjekësisë do të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për punësim të detyrueshëm. Projektligji parashikon që të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Misteri i vrasjes së bujshme të ambasadorit të Zogut në Pragë! Gazeta çeke: Kush është studenti që bëri atentatin
Previous article TEMPERATURA DERI NË 36 GRADË CELSIUS/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT