• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT NË FUQI ASHPËRSIMI I KODIT PENAL/ Burg kush bllokon rrugën dhe vret kafshët, 15 vite për armëmbajtje (Të gjitha dënimet)
Home
Breaking News

SOT NË FUQI ASHPËRSIMI I KODIT PENAL/ Burg kush bllokon rrugën dhe vret kafshët, 15 vite për armëmbajtje (Të gjitha dënimet)

8 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja të bëra në Kodin Penal, ku ashpërsime të dënimeve ka për disa vepra penale, si bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejta e autorit, dhuna ndaj kafshëve (kush vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg), cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, e dhuna për shkak të detyrës. Ashpërsimi i Kodit Penal pritet ti japë zgjidhje edhe situatës së krijuar që prej një viti në Unazën e Re, ku banorët protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën.

Vetëm kjo vepër penale, sipas ndryshimeve, bllokuesi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë, ose rrezikon dënimin deri në 3 vite burgim. Ndërsa për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, autori rrezikon të dënohen nga 1 deri në 3 vite burgim, ndryshe nga sa parashikohej në Kodin e vjetër Penal, me gjobë deri në 2 vite heqje lirie. E ndërsa kur kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie.

Ndryshim në Kod është bërë edhe për dhunën në aktivitete sportive, ku goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet burgim, e ndërsa për përsëritësit e kësaj vepre dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie. Po deri në 5 vite burgim do të dënohen edhe ata persona të cilët gjatë ndeshjes hyjnë brenda në fushë, apo hedhin sende brenda saj. Për “Armëmbajtjen pa leje”, Kodi i vjetër Penal parashikonte nga 3 deri në 7 vjet burgim, e ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi parashikon nga 7 deri në 15 vjet heqje lirie. Ashpërsim në dënim do të ketë edhe për sigurinë ushqimore, ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM KOPLIKU/ Albin Kurti dhe 3/4 e kosovarëve që nuk e votuan
Previous article KOALICION ME ALBIN KURTIN? Mustafa: Pasi të përfundojë numërimi, do të dihet kush është i pari!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë Aktualitet

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT