• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT KUVENDI KOMBËTAR I RITHEMELIMIT/ Berisha mbledh ish-bashkëpunëtorët e tij dhe besnikët e Bashës
Home
Politikë

SOT KUVENDI KOMBËTAR I RITHEMELIMIT/ Berisha mbledh ish-bashkëpunëtorët e tij dhe besnikët e Bashës

30 April, 2022 s.autor Politikë

Sali Berisha do të mbajë sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve dhe ka ftuar ish-bashkëpunëtorët e besnikët e Lulzim Bashës me shpresën që të japë sinjale bashkimi, pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD dhe përballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës.

Kuvendin e PD-së mbldhet në orën 10:00 për të bërë ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, që Berisha nuk e ka fshehur se synon t’i rikthehet drejtimit të selisë blu. Në Kuvendin e sotëm, Berisha ka ftuar ish bashkëpunëtorët Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi, si dhe të gjithë deputetët e tjerë të demokratë.

Kuvendi i 30 prillit do të ketë 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve. Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor.

Në pikëpyetje është prezenca e deputetëve si Tomorr Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Zef Hila, Ervin Salianji apo Xhelal Mziu që kundërshtuan platformën për bashkim të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

Mes emrave për kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar, vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionare të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Mes tyre edhe ish-ministri Spiro Ksera i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës. Mes tyre vihet se janë edhe emra të njohur si, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu dhe  epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULEN SËRISH TEMPERATURAT/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article SULMET RUSE NË UKRAINË/ Lavrov: Nuk mund të ketë “fitues” në një luftë bërthamore

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT