• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT, KATËR VITE NGA TËRMETI TRAGJIK NË SHQIPËRI/ Çfarë lanë pas 50 sekondat e tmerrit
Home
Aktualitet
Kronikë

SOT, KATËR VITE NGA TËRMETI TRAGJIK NË SHQIPËRI/ Çfarë lanë pas 50 sekondat e tmerrit

26 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sot mbushen plot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi vendin në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë qindra familje shqiptare.

Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit goditi vendin tonë.

Lëkundjet e tokës, të cilat u ndjenë në disa qytete, shkatërruan shtëpi, pallate, shkolla, ndërsa për orë të tëra ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin për të mbijetuarit të ngecur në rrënoja.

Njëmbëdhjetë bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë në vend, Tirana dhe Durrësi.

Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.

Tërmeti preku 202 mijë persona. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.

Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodheshin afër epiqendrës së tërmetit.

Hotele dhe pallate u shembën në Durrës, katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti.

Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat shkaktuan frikë për ditë me radhë midis qytetarëve.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2.000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1.000 persona.

Të paktën 45 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat. Sipas informacioneve, 25 persona humbën jetën në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORË EDHE NË MIRDITË/ Problematika me energjinë elektrike në disa zona
Previous article E RËNDË/ Aksident në Levan-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC Aktualitet

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT