• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sot hapet aplikimi në Tiranë për kredi të butë, ja kushtet që duhet të plotësoni (DOKUMENTI)
Home
Ekonomi

Sot hapet aplikimi në Tiranë për kredi të butë, ja kushtet që duhet të plotësoni (DOKUMENTI)

16 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Ekonomi, Sociale

Rreth 500 familje të pastreha do të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese. Përmes kësaj skeme, Bashkia e Tiranës u jep zgjidhje problemit të strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për stimulimin e sektorit bankar. Në total do jenë në dispozicion këtë fazë rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Familjet që do të përfitojnë nga kreditë e buta marrin nga banka vetëm 80% të vlerës së shtëpisë që do të blejnë, ndërsa kredinë do ta shlyejnë për 20 vite me interes të ulët. Nesër do të nisë aplikimi pranë njësive administrative, në programin e strehimit, por duhet të plotësoni disa kritere. Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.
Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.
Nuk kanë në pronësi një banesë.
Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.
Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.
Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.
Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.
Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.
Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli shqiptar poston këtë FOTO, por merr koment nga këngëtarja me famë botërore: "Dukesh si J.LO por më e re"
Previous article ‘A je SHQIPTARE?’ Bebe Rexha e pyet fansen në ‘live video’, por përgjigjia e saj e shkrin së qeshuri (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT