• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SOT GRATË JANË MË TË FUQISHME”!/ Linda Rama në Londër: Në Shqipëri mbajnë postet më të rëndësishme
Home
Politikë

“SOT GRATË JANË MË TË FUQISHME”!/ Linda Rama në Londër: Në Shqipëri mbajnë postet më të rëndësishme

13 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qenë e pranishme në Samitin e Londrës, në fokus të së cilit ishte pikërisht fuqizimi i grave në shoqëri. Në fjalimin e saj, Linda Rama ka sjellë shembullin e Shqipërisë, për të treguar që sot gratë janë më të arsimuara dhe mbajnë disa nga postet më të larta në Institucionet kryesore në Shqipëri.

“Gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Vetëm 5% e grave të brezit të nënave tona ishin me arsim të lartë. Sot, janë gjashtë herë më shumë vajza me diplomë universitare në grupmoshën 25-39 vjeç. Sot nuk ka hendeqe gjinore në arsimin e detyrueshëm, çka është arsye për optimizëm lidhur me mbylljen në jo shumë kohë të hendekut të ngushtë gjinor që ende ekziston në arsimin e mesëm. Sot, ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë dhe kjo do të ishte e pamendueshme deri jo shumë dekada më parë. 30% e deputeteve në Parlament sot janë gra, 50% e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë të vendit janë gra, 50% e anëtarëve të kabinetit qeveritar janë gra, të cilat aktualisht drejtojnë edhe sektorë që kurrë më parë nuk i ishin besuar gruas.

Energjetika dhe infrastruktura sot kanë një Ministre grua, po ashtu Financat dhe Ekonomia. Gra janë edhe ministret e Mbrojtjes, Drejtësisë, Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës e të Marrëdhënieve me Parlamentin. Avokatja e Popullit është grua, Prokurorja e Përgjithshme është grua, Kryetarja e Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit është grua, po kështu Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualikimit të gjykatësve e prokurorëve, është grua. Gra janë edhe Kryetarja e Kolegjit të posaçëm të Apelimit, grua është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Renda, po kështu edhe Drejtuesja e Prokurorisë më te madhe në vend, ajo e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. 47% e zëvendësministrave, 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive të Përgjithshme drejtohen nga gra. 30% e administratorëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicioneve në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gra”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËM ME TANGA"/ Ish-kandidatja për deputete e Ngjelës, seksi dhe provokuese pozon nga dritarja (FOTO)
Previous article GODITJA E PRISHTINËS/ Tarifa 100% “falimenton” Serbinë dhe Bosnjen

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT