• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT E PREMTJA E ZEZË/ Shumica e botës në vetëizolim për shkak të Covid-19
Home
Nderkombetare

SOT E PREMTJA E ZEZË/ Shumica e botës në vetëizolim për shkak të Covid-19

10 April, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Miliona njerëz në mbarë botën po kujtojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.

Ritualet e kësaj dite të shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.

Pjesa më e madhe e globit po qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Më shumë se 1.6 milion njerëz janë infektuar me koronavirusin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhe të rasteve të raportuara në botë, me më shumë se 466,000 raste të infektimit.

Spanja dhe Italia pasojnë, njëra me 153,222 dhe tjetra me 143,626 raste të infektimeve me Covid-19.

Pandemia “paraqet një kërcënim të madh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo potencialisht mund çojë në një rritje të trazirave sociale dhe dhunës që do të dëmtonin shumë aftësinë tonë për të luftuar sëmundjen,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten.

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930.

Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR BLLOF I RËNDË/ Si gënjeu Sali Berisha edhe mbi të vdekurit nga Covid-19
Previous article "NDËRROHEM NË GARAZHD..."/ Flet mjeku shqiptar: Kam frikë kur shkoj në shtëpi për familjen...

F.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT