• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT DITA E DYTË E SAMITIT TË BALLKANIT TË HAPUR/ Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon
Home
Politikë

SOT DITA E DYTË E SAMITIT TË BALLKANIT TË HAPUR/ Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon

8 June, 2022 s.autor Politikë

Sot zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur”.  Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur dje në Ohër për takimin e radhës të nismës Open Balkan. Për  herë të parë do të marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija. Në Ohër kanë mbërritur dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Mikpritësi i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski i ka pritur 4 liderët e vendeve fqinje në një darkë mirëseardhjeje. Nga 6 vendet e rajonit tonë, mungon vetëm Kosova. Kryeministri Albin Kurti, e ka njoftuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Me herët, pas mbërritjes në Ohër, Kryeministri Rama  pati një takim më kryeministrin Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill, një mik i hershëm i shqiptarëve.

Rama ka shkruar në Facebook se pjesëmarrja e Azbazovicit “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’. Ndërsa kryeministri i Malit të Zi shkroi në Twitter: Të gjithë partnerët “tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu.Ballkani Perëndimor ka vend në BE dhe Mali i Zi si lider në integrim është i gatshëm të jetë shembull pozitiv në këtë proces”.

Sot punimet nisin me fjalimet përkatëse të liderëve. Pjesëmarrësve në Ohër,  do t’u drejtohet përmes video-lidhjes edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me këtë hap, ata do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës amerikane. Po të mërkurën pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit; për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Agjenda e plotë:

E mërkurë, 08 Qershor

Ora 09:00 Mbërritja dhe Regjistrimi

Ora 10:00 Hapja zyrtare (seancë publike)

▪ Fjala e z. Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

▪ Fjala e z. Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë

▪ Fjala e z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

▪ Fjala e z. Dritan Abazovic, Kryeministër i Malit të Zi

▪ Fjala e z. Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës (TBC) / adresa video (TBC)

▪ Video-lidhje me Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, duke forcuar marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së

▪ Video-lidhje me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor (TBC)

Ora 10:45 Seanca plenare: Open Balkan hap Turizmin (sesion publik)

▪ Drejtuesit janë të pranishëm gjatë 20 minutave të para të seancës

▪ Fjalë hapëse nga Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinimin e sektorëve ekonomikë dhe investimeve.

▪ Fjalimi kryesor i Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Tatjana Matic, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë.

▪ Përfaqësuesit e odave ekonomike do të ndajnë pikëpamjet e tyre

▪ Pjesëmarrësit do të komentojnë: drejtorët e institucioneve, odave ekonomike, përfaqësues të operatorëve turistikë, përfaqësues të hoteleve, përfaqësues të të rinjve etj.

Ora 12:00 Pushim për kafe

12:15 Seanca plenare 2: Open Balkan Opens Culture (sesion publik)

▪ Drejtuesit do t’i bashkohen seancës plenare gjatë 20 minutave të fundit

▪ Fjalimi kryesor nga Bojan Marichikj, Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane

▪ Fjalë hyrëse nga Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Ministre e Kulturës, Elva Margariti, Ministre e Kulturës dhe Maja Gojkovic, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Kulturës dhe Informacionit.

▪ Pjesëmarrësit do të komentojnë: drejtorët e institucioneve, operatorët e kulturës, përfaqësuesit e punonjësve të kulturës, përfaqësuesit e të rinjve, prodhuesit etj.

Ora 13:30 Dreka në Hotel Metropol

(Seancë për mediat dhe delegacionet zyrtare)

Ora 13:30 Ceremonia e nënshkrimit – dokumente të nënshkruara nga institucionet përkatëse, të pranishëm janë drejtues

▪ Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

13:35 Konferencë për shtyp e liderëve

▪ Liderët (kryeministri Kovaçevski, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama) do të japin deklarata publike për mediat.

▪ Sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me median

14:00 Nisja nga Hotel Metropol.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DUHET TË HAMË BANANE PËR MËNGJES? Një zakon që e ndjekim të gjithë, çfarë thonë ekspertët
Previous article GJITHÇKA E SHKATËRRUAR/ Tritoli në biznesin e Noizy-t, reagon policia

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT