• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT DALIN PARA GJYKATËS TË ARRESTUARIT PËR OPERACIONIN “RRJETA”/ Prokuroria kërkon arrest me burg për 37 nga 45 të ndaluarit në Elbasan
Home
Breaking News

SOT DALIN PARA GJYKATËS TË ARRESTUARIT PËR OPERACIONIN “RRJETA”/ Prokuroria kërkon arrest me burg për 37 nga 45 të ndaluarit në Elbasan

2 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45 personave të ndaluar më 29 qershor 2023 në sajë të operacionit të koduar “Rrjeti” ku u goditën 4 banda të trafikut të drogës.

Prokuroria kërkon të caktohet masa ‘arrest me burg’ për 37 nga të ndaluarit, ‘arrest shtëpie’ për 5 nga të ndaluarit dhe ‘detyrim paraqitje ‘3 persona’.

Një prej 52 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale! 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Katër grupet kriminale, u goditën në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Mes të ndaluarve janë edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Ndërkohë 7 janë shpallur në kërkim.

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie morën pjesë në operacion si dhe u kontrolluan dhjetra banesa dhe lokale.

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ u sekuestruan edhe 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu u sekuestrua 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 të ndaluarit nga policia

Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Armando Kllogjeri bëhet baba për herë të dytë, emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën
Previous article DOSSIER/ Historia e panjohur Land Topallit, që punoi në lulishtet e Tiranës: Basketbollisti i famshëm, njeriu i ‘koshit magjik’ në prill ’71 kundër Partizanit...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT