Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj.
Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike, i cili vjen menjëherë pas mandatit të tretë që fitoi Partia e drejtuar nga Edi Rama.
Urimet e socialistëve kanë nisur që prej mengjesit nga vetë Rama e deri tek ministra, deputetë, sekretarë dhe simpatizantë të kësaj force.
Siç ka bërë me dije dhe më herët AlpeNews.al, Kongresi do të mbahet në stadiumin “Air Albania” në oren 17:30.