• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI L’ESPRESSO/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump
Home
Politikë

SONDAZHI L’ESPRESSO/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

6 March, 2026 s.autor Politikë

Një sondazh i institutit italian Youtrend, i publikuar nga L’Espresso e rendit kryeministrin Edi Rama mes 7 liderëve europianë më të besuar të italianëve. Rama rezulton me 29% besim, duke u renditur pas Sanchez, Merz dhe Macron. Të dhënat e sondazhit e nxjerrin Ramën ‘kokë më kokë’ me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, sa i takon nivelit të besimit nga votuesit italianë. Kryeministri Rama ia kalon edhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili merr besimin e vetëm 14% të italianëve.

Vendin e parë në sondazh e mban kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez me 51%, i ndjekur nga kancelari gjerman Friedrich Merz me 35%, ndërsa me 34% renditen presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Pas tyre vijnë Zelensky dhe Rama me 29%.

Qëndrimi i qeverisë spanjolle ndaj Shteteve të Bashkuara, politikat progresiste në fushën e punës dhe emigracionit, si dhe refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump, janë disa nga arsyet pse kryeministri spanjoll Pedro Sánchez gëzon nivelin më të lartë të besimit mes votuesve italianë. Pas kërcënimeve të tjera nga Uashingtoni për çështjen e bazave ushtarake në Andaluzia, qeveria spanjolle ka kundërshtuar gjithashtu në mënyrë të fortë operacionin ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

“Ai është flamurtari i progresistëve evropianë”, shprehet Giovanni Diamanti nga Youtrend. Instituti i analizës ka përgatitur për L’Espresso një sondazh mbi njohjen dhe popullaritetin e liderëve ndërkombëtarë në Itali.

Këto ditë slogani “no a la guerra” (“jo luftës”) i kryeministrit spanjoll është kthyer edhe në Itali në parullën e atyre që kundërshtojnë nismat ushtarake në Lindjen e Mesme. Hezitimet e qarta ndaj Shtëpisë së Bardhë, e konsideruar një aleat gjithnjë e më pak i besueshëm, e kanë shndërruar Sánchez në një nga zërat kryesorë evropianë të anti-trumpizmit. Në këtë mënyrë, Madridi është kthyer në pikë referimi për ata që, ndonëse kundërshtojnë regjimin e ajatollahut Ali Khamenei, e konsiderojnë ofensivën e Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu si një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON AMERIKANËT/ Trump: Duhet të jenë të shqetësuar për hakmarrje nga lufta në Iran
Previous article "GODITJET DO VIJOJNË"/ Irani nis sulme të reja ndaj bazave amerikane në Kuvajt

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT