• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SONDAZHI DHE DHUNA NË KAPITOL/ Analiza: Një vend i përçarë shkon drejt një tranzicioni të trazuar pushteti
Home
Uncategorized

SONDAZHI DHE DHUNA NË KAPITOL/ Analiza: Një vend i përçarë shkon drejt një tranzicioni të trazuar pushteti

15 January, 2021 F.autor Uncategorized

Në një sondazh të ri të televizionit CBS dhe firmës së sondazheve YouGov, 21 për qind e republikanëve thanë se ishin në favor të sulmit të dhunshëm në Kongresin amerikan nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Një numër edhe më i madh beson se zgjedhjet e nëntorit ishin të manipuluara. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një tranzicion të trazuar të pushtetit, korrespondentja Patsy Widakuswara njofton për ndasitë në vend.

Është një skenë që i tronditi amerikanët, me sondazhe të shumta që tregojnë se shumica dërrmuese e vendit është kundër mbështetësve të Presidentit Donald Trump që u bëri thirrje atyre të shkonin drejt Kapitolit më 6 Janar.

“Kur u zgjova në mëngjes dhe pashë në CNN se kjo ishte dita më e errët në historinë amerikane, ndjeva neveri”, thotë republikania Jeanie Carkhuff.

Por një sondazh i CBS / YouGov këtë javë tregon se 21 për qind e republikanëve – që janë miliona amerikanë – thanë se miratonin veprimin e autorëve të sulmit.

Dhe sipas sondazhit të fundit të PBS Newshour-Marist, 35 për qind e amerikanëve thonë se nuk u besojnë rezultateve të zgjedhjeve të nëntorit, edhe pse nuk ka prova për mashtrim të përhapur.

“Është gënjeshtër e madhe. Nëse e thua vazhdimisht dhe pa pushim, njerëzit fillojnë ta marrin si të vërtetë. Dhe këtë kanë bërë presidenti dhe mbështetësit e tij në Kongres.”

Mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare do të dislokohen në Uashington për masat mbrojtëse në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 Janar, mes frikës nga një dhunë e re.

Ndërkohë këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj zotit Trump për nxitjen e kryengritjes – hera e dytë gjatë mandatit të tij.

Ndërsa mandatit të presidentit i afrohet fundi, vendi është i ndarë. Ndërsa shumë studiues heqin paralele me periudhat e themelimit të Shteteve të Bashkuara dhe Luftës Civile, ekziston një dallim i rëndësishëm.

“Në të dyja ato periudha kohore, pothuajse ekskluzivisht vetëm burrat e bardhë konsideroheshin shtetas. Pra ka ndryshuar koncepti se cili është populli amerikan, me kalimin e kohës. Po ashtu historia na ofron një udhëzues për ato që duhet bërë për ta shndërruar këtë moment në mësim për çka duhet të ndryshojë. Është e qartë që një president i fuqishëm, i fuqishëm përsa i takon të kuptuarit të simbolikës të postit të tij dhe që përfaqëson të gjithë amerikanë, është diçka e domosdoshme”, thotë profesoresha e universitetit Vanderbilt, Vanessa Beasley.

Zoti Biden ka vazhduar të theksojë mesazhin e unitetit që përcolli në fushatë, por ai përballet me sfida të thella për të ripërtërirë një vend të zemëruar dhe të përçarë.

“Është një moment shumë i ngjashëm me periudhën pas Luftës Civile. Ne kemi pasur beteja të mëdha lidhur me karakterin e këtij vendi. Dhe tani ose do të fillojmë të provojmë të zbatojmë një program rreth ndërtimit të një demokracie shumëracore siç bëmë me Rindërtimin, ose do të vazhdojmë thjesht të justifikohemi dhe të bëjmë ndryshime sipërfaqësore për faktin që ekziston pabarazi e thellë dhe padrejtësi në këtë vend “, thotë zoti Phillips.

Ndërsa vendi përballet me ndasitë, përgatitjet e inaugurimit vazhdojnë dhe zoti Biden do ta bëjë betimin më 20 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT TRAGJIKE TË COVID/ Vdekjet në botë kapërcejnë 2 milionë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” gruaja në rrjetet sociale (DETAJE)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT