• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT TRAGJIKE TË COVID/ Vdekjet në botë kapërcejnë 2 milionë
Home
Nderkombetare

SHIFRAT TRAGJIKE TË COVID/ Vdekjet në botë kapërcejnë 2 milionë

15 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Numri i vdekjeve nga koronavirusi nëpër botë kapërceu shifrën 2 milionë.

Në mbi një vit, që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, ajo ka vazhduar të mundojë kombet anekënd globit, e të bëjë viktima pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për ta frenuar. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar mbi 93 milionë vetë.

Këto shifra madje mendohet se mund të jenë edhe më të larta se kaq. Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë u detyrua të shpallte pandeminë globale të Covid-19, shtete të ndryshme kanë zbatuar masa të ashpra izolimi dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.

Në ditët e para të shpërthimit, virusi u gjurmua në një treg kafshësh të gjalla në Wuhan, por më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë dhe pretendimet se virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në këtë qytet. Kina pretendon se pavarësisht faktit që koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “QË NGA 2013...”/ Spiropali: Spitalet nuk kanë krahasim me gjendjen që kishin
Previous article SONDAZHI DHE DHUNA NË KAPITOL/ Analiza: Një vend i përçarë shkon drejt një tranzicioni të trazuar pushteti

F.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT