Ekipi i kandidatëve për deputetë i prezantuar nga kryeministri Edi Rama duket se ka besim më të madh tek qytetarët sesa kandidatët e përzgjedhur nga Lulzim Basha.
Referuar të dhënave të sondazhit të IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, rezulton se 41% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht ekipin e Edi Ramës.
Rreth 31% e tyre besojnë se Lulzim Basha ka ekipin më të mirë, ndërsa vetëm 3% e të anketuarve vlerësojnë ekipin e Monika Kryemadhit.
18% janë përgjigjur “nuk e di” dhe 3% kanë refuzuar të japin një përgjigje.


