• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOLIDARITETI/ Prizreni, strehë për 2 mijë shqiptarë të prekur nga tërmeti
Home
Sociale

SOLIDARITETI/ Prizreni, strehë për 2 mijë shqiptarë të prekur nga tërmeti

2 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Të shumtë janë banorët nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim në Kosovë pas tërmetit vdekjeprurës 6,4 ballë të 26 nëntorit.

Në Parkun Inovativ të Prizrenit janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1,500 të tjerë po priten në hotele, shtëpi private dhe shkolla.

Myrvet Veshi, bashkëshortja Mynerja dhe fëmijët kanë një gjetur qëtësinë në familjet prizrenase.

Ata rrëfejnë orët kur thonë se panë vdekjen me sy.

Myrvet Veshi: “Shumë keq, tërmeti i parë sidomos ka qenë shumë dramatike. Ne jetojmë në katin e dytë, me pak fjalë e kemi parë vdekjen me sy…Ngase nuk kishim përjetuar ndonjëherë ngjarje të tillë, nuk tentonim të dilnim jashtë, vetëm prisnim, duke iu lutur Zotit që të përfundojë, nuk kishim mundësi të dalësh. Ishim në gjumë dhe na zgjuan britmat. Edhe ishte ora 4 e mëngjesit, dhe iu luteshim Zotit që të përfundonte dhe te shpëtojmë të gjallë, nuk kemi bërë asnjë manovrim”.

Mynere Veshi: “E përjetuam shumë keq, aq sa u asfiksuam nga tmerri. Kur zbritëm poshtë menduam se do të qetësohet, por vazhdoi prapë tërmeti. Flinim në makinë, sa erdhëm këtu, na futën brenda. Ndihem shumë më qetë, na duket se u larguam nga tmerri”.

Të dielën, ish-kampin ushtarak të KFOR-it që tani është shndërruar në strehimoren e të prekurve nga tërmeti e vizituan kryetari i komunës Prizren, Mytaher Haskuka dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Haskuka thotë se kapaciteti i parkut është kapërcyer dhe apelon qeverinë e Kosovës për ndihmë.

“Sipas regjistrimeve dhe familjeve që e tani më që janë regjistruar, janë rreth 2 mijë persona në shtëpi private, hotele. Kemi në gjimnaz, i cili nuk plotëson kriteret, kisha apeluar te qeveria që të na i gjej një vend më adekuat për këta 100 persona që janë në sallën e gjimnazit. Aty mendoj që nuk janë kushtet elementare, nuk ka shtretër dhe nuk ka banjë adekuate”, deklaron Haskuka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRONDITI TREGUN IMOBILIAR/ Qytetarët kërkojnë shtëpi njëkatëshe
Previous article I GATSHËM TË BRAKTISË BARCELONËN/ Vidal pranë rikthimit në Itali

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT