• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOLIDARITETI/ Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve
Home
Politikë

SOLIDARITETI/ Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve

5 December, 2019 k.autor Politikë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”. Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:

“Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE-së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti.  Von der Leyen  paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Siç i konfirmoi sot qeveria shqiptare Deutsche Welles, aktualisht janë rreth 12 mijë  njerëz të strehuar në çadra dhe hotele. Tërmeti 6.4 ballësh ishte më shkatërruesi në Shqipëri  prej disa dekadash. Dëmi i shkaktuar mendohet të krkojë deri në një miliardë Euro për rikuperim. (dw, afp, ash)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK BËHET VAJI KORBIT NË DITË ZIE"/ Balla në parlament: Mjaft më me këngët e Albana Vokshit
Previous article DVORANI SËRISH KRYETAR/ Shorti për KED-në e re, reagon Meta: Tani mbetet...

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT