• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK BËHET VAJI KORBIT NË DITË ZIE”/ Balla në parlament: Mjaft më me këngët e Albana Vokshit
Home
Politikë

“NUK BËHET VAJI KORBIT NË DITË ZIE”/ Balla në parlament: Mjaft më me këngët e Albana Vokshit

5 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla apeloi deputetët e opozitës në sallë që të mos bëjnë atë që e quajti, vaji i korbit në ditë zie.

Ndërsa bëri një bilanc të dëmeve e falënderoi ekipët e kërkim shpëtimit për solidaritetin ndaj Shqipërisë, Balla kërkoi reflektimin e opozitës për të qënë bashkë në përballimin e kësaj situate.

“I them kolegut të ri në Shqipëri nuk bëhet korbi në ditë zie, as vaji i korbit. Shqipëria prej 26 nëntorit po kalon një nga momentet më të vështira, më të hidhura.

Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që u shoqërua me një bilanc tragjik, përbën një sfidë që shkon përtej mundësive të qeverisë sonë, e të kombit tonë.

Për ata që ende nuk e dinë, vijojnë të marrin ndihmë shëndetësore 29 motra e vëllezër te trauma 4 në Durrës dhe 3 të tjerë të dërguar jashtë vendit, e kjo falë qeverisë italiane ku Rama e Conte kanë qenë në kontakt të vijueshëm.

Sipas sizmiologëve janë regjistruar mbi 1400 pas goditje e duhet t’u japim një mesazh qytetarëve, që s’jemi as të parët as të fundit që kalojmë situata të tilla. 10 vite më parë një tërmet 6.3 rihter në Zelandën e Re shkaktoi 190 të vdekur e një qytet të shkatërruar.” tha Balla ndërsa bëri një bilanc të demëve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“1183 shtëpi të shembura, 5514 të dëmtuara rëndë nga tërmeti, edhe në rrethe të tjera që nuk i kemi përmendur. Të të dëmtuara lehte 3569 shtëpi, 558 të dëmtuara rëndë pallatë ndërsa të dëmtuara lehtë 337.

Ju dëgjova me vëmendje, ndonjë për efekt të karriges a trashëguar fjalimin e opozitës së vjetër.

Kjo është një seancë solemne me vëmendje për ata që nuk ka shtëpi që kanë humbur të afërmit, e ky kuvend mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria.

Nuk e kuptoj të marrësh fjalën e të jesh kundër dhurimit të banesave të atyre që mbetën pa banesa.

Nuk e kuptoj dhe besoj se do reflektoni që ne t’u garantojmë pension të posaçëm atyre që mbijetuan por humbën familjare.

Por do ta bëjmë me aktin e qeverisë që sjell sot këtu.

Buxheti ndryshon duke krijuar në kapitull të vecantë për rindërtimin pa prekur pjesën tjetër që lidhen me jetën ekonomike në cdo cep të vendit.

Mjaft më me këngët e Albana Vokshit që gjoja PPP.. s’ka PPP fare këtu, ju dëgjova me kujdes, këtu flitet për cështje konkrete, t’u japësh shtëpi atyre që janë pa shtëpi. Dhe sa për PPP e kemi bërë me bindjen për t’i shërbyer njerëzve.

Kush ka ankesa të shkojë t’i bëjë në prokurori, së shpejti ngrihet prokuroria speciale. Kur kam qenë në opozitë kam bërë 117 kallëzime në prokurori. bëni atë që duhet të bëjë cdo njeri normal.

Me gjithë panoramën e zymtë, fill pas tërmetit e gjithë struktura e shtetit, ishim të gjithë aty për të parë nga afër atë protokoll ndërhyrje.

Nuk është e vërtetë që nuk kishte pajisje. Kemi qenë bashkë me deputetë të opzoitës, ka qenë i menjëhershëm solidariteti nga të gjithë forcat e huaja.

Kam ndenjur non stop me një prej forcave që erdhën nga ekipet e huaja, sa ishin kthyer nga Portugalia, për të njëjtën mision, pse s’e bënte dot vet Portugalia, pa ekipin rumun?

Edhe në kili kanë shkuar, dhe kjo nuk është turp, por solidaritet me një fatkeqësi kaq të madhe natyrore.

I falënderoj vëllezërit nga Kosova, për nisjen e menjëhershme drejt Shqipërisë.

Është koha të reflektojmë dhe thirrja e kryeministrit vlen edhe për ju për të qenë bashkë sic e do zakoni i shqiptarit.” përfundoi Balla.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LLOJ LLOJ SHARLATANËSH SHFAQEN SI..."/ Rama nga parlamenti: SHBA jua mbyll gojën me ligj atyre që s’kanë ça thonë
Previous article SOLIDARITETI/ Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT