• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SLLOVENIA ZGJEDH PRESIDENTEN E PARË GRUA/ Kush është kandidatja e pavarur që mundi Borut Pahor me 30 vite karrierë në politikë
Home
Nderkombetare

SLLOVENIA ZGJEDH PRESIDENTEN E PARË GRUA/ Kush është kandidatja e pavarur që mundi Borut Pahor me 30 vite karrierë në politikë

14 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bërë presidentja e parë grua e këtij vendi. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.

“Sllovenia zgjodhi një presidente që beson në Bashkimin Evropian, në vlerat demokratike mbi të cilat u themelua BE-ja”, tha Pirc Musar pas fitores.

Në zgjedhje morën pjesë afro 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Pirc Musar do të zëvendësojë presidentin e deritashëm, Borut Pahor, i cili ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 30 vjet. Kandidatja e pavarur, Pirc Musar, ka qenë gazetare dhe avokate për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ajo ka avokuar, po ashtu, për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe çështjet e mbrojtjes sociale. Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt tri javë më parë. Në atë rund, Llogar, ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, mori më shumë vota. Për të votuan 33.95 për qind e qytetarëve, ndërsa për Pirc Musarin 26.88 për qind.

Këto ishin zgjedhjet e shtata presidenciale në historinë e shtetit të pavarur të Sllovenisë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT MBLEDHJA NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-MAQEDONI/ Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh
Previous article "MË KTHEN NË SKIFTER..."/ Besi thotë pjesën më 'hot' në trupin e Xhensilës

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT