• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKUZON RUSINË PËR GRUSHT SHTETI/ Presidentja Sandu: Kërkon të shkatërrojë Moldavinë dhe të…
Home
Nderkombetare

SKUZON RUSINË PËR GRUSHT SHTETI/ Presidentja Sandu: Kërkon të shkatërrojë Moldavinë dhe të…

14 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas presidentes moldave, Maia Sandu, Rusia planifikonte të përdorte diversantë të huaj për të përmbysur qeverinë e Moldavisë për të parandaluar që ajo t’i bashkohet BE-së.

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu akuzoi Rusinë se po përgatit një komplot për të përmbysur me dhunë lidershipin pro-evropian të vendit, në mënyrë që të ndalojë Moldavinë të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe ta përdorë atë në luftë kundër Ukrainës.

Sandu i bëri këto komente pasi presidenti ukrainas Volodymir Zhelenski tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të shërbimeve sekrete ruse “për shkatërrimin e Moldavisë” disa ditë pasi qeveria moldave dha dorëheqjen.

Plane për diversantë dhe mercenarë

Sipas presidentes Sandu, plani i Moskës përfshinte “diversantë” të përgatitur ushtarakisht, të kamufluar me rroba civile, që do të ndërmerrnin veprime të dhunshme, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve.

Nën maskën e “protestave të organizuara nga e ashtuquajtura opozitë”, diversantët do të synonin “të rrëzonin rendin kushtetues dhe të zëvendësonin pushtetin legjitim në Kishinau me një të paligjshëm”, u tha Sandu gazetarëve.

Krahas forcave të brendshme Moska planifikon të përdorë edhe shtetas të huaj nga Rusia, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi për të organizuar grushtin e shtetit, tha Sandu.

Prandaj, parlamentit të Moldavisë do t’i duhet “të miratojë shpejt” ligjet që do t’u ofrojnë Shërbimit Sekret dhe atij të Sigurisë si dhe prokurorëve “mjetet e nevojshme për të luftuar në mënyrë më efikase kundër kërcënimeve të sigurisë kombëtare,” kërkoi ajo.

SHBA thellësisht e shqetësuar

SHBA i quajti “thellësisht shqetësuese” njoftimet për një komplot rus për të përmbysur qeverinë moldave. Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se pretendimet për komplot nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, por se “sigurisht ato nuk janë jashtë mënyrës së sjelljes nga Rusia”. Ai shtoi gjithashtu se “SHBA është absolutisht krah qeverisë moldave dhe popullit moldav”.

Në fillim të shkurtit ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Moldavia është “projekti i ri anti-rus” dhe deklaroi se Perëndimi tani “i ka përqendruar sytë te Republika e Moldavisë e cila mund të ketë rolin e Ukrainës së ardhshme”./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH MREKULLIA/ Nëna dhe foshnja shpëtohen dy herë në tre ditë nga tërmeti në Siri
Previous article MIQ DHE ORTAKË NË BIZNES/ Si u kthye në hakmarrje “dashuria” mes Dukës dhe Martinajt! Njëri i mori peng të atin, tjetri thuri planin...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT