• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKOLIOZA/ Çfarë është dhe si mund ta korrigjojmë?
Home
Shëndet

SKOLIOZA/ Çfarë është dhe si mund ta korrigjojmë?

14 December, 2022 s.autor Shëndet

Shtylla kurrizore nuk është e drejtë por ka disa kurba natyrale. Disa njerëz e kanë shtyllen kurizore të përkulur anash dhe të rrotulluar. Përkulja anash e shtyllës kurrizore kur është më e madhe se 10° quhet Skoliozë. Në fakt skolioza është një deformim 3 dimensional i shyllës kurrizore. Ndryshe nga qëndrimi i keq (postura e keqe), në skoliozë këto përkulje nuk mund të korrigjohen thjesht duke mësuar si të qëndrojme drejt. Në radiografi, shtylla kurrizore e një personi me skoliozë duket si shkronja “S” ose “C” dhe nuk është e drejtë.

👉Shkaqet dhe llojet e Skoliozës

Skolioza është disi e rrallë dhe prek rreth 2-3% të popullsisë.

Shumë semundje mund të shkaktojnë skoliozë ose të shoqërohen me skolioze, duke përfshirë paralizën cerebrale, spina bifida, distrofia muskulare, atrofia muskulare kurrizore dhe tumoret. Megjithatë, mbi 80% e rasteve janë idiopatike – domethënë qe nuk ka asnjë shkak të njohur dhe shpesh diagnostikohen në njerëz përndryshe të shëndetshëm.

Klasifikimi sipas etiologjisë:

1.Skolioza idiopatike: nuk dihet shkaku, forma më e shpeshtë (80%)

2.Skolioza kongjenitale (e lindur): defekte në formimin e shtyllës kurrizore para lindjes

3.Skolioza neuromuskulare: shkaktuar nga çrregullime neuromuskulare (paraliza cerebrale, spina bifida, atrofia muskulare kurrizore)

4.Skolioza sindromike: sindromi Marfan, sindromi Ehlers-Danlos, sindromi Doën etj

Skolioza idiopatike kategorizohet në bazë të moshës në të cilën fillon.

➖Fillimi i hershëm

❌Skolioza infantile shfaqet tek fëmijët deri ne 3 vjeç

❌Skolioza juvenile shfaqet te fëmijët e moshës 3 – 10 vjeç.

➖Fillimi i vonë

❌Skolioza idiopatike tek adoleshentët shfaqet ndërmjet moshës 10 dhe 18 vjeç.

❌Skolioza degjenerative e të rriturve, e njohur edhe si skolioza “de novo”, fillon tek të rriturit për shkak të degjenerimit të disqeve intervertebral, artritit të artikulacioneve intervertebral dhe kolapsit te hapësirës së diskut.

Për shfaqjen e skoliozës idiopatike të adoleshentëve janë përgjegjës disa gene, që do të thotë se është e trashëguar. Në një familje mund të ketë më shumë se një person me skoliozë. Arsyeja e saktë pse shtylla kurrizore përkulet anash mbetet e panjohur (idiopatike).

Femrat rrezikojnë 3-4 here më shumë se meshkujt që skolioza të zmadhohet.

👉Shenjat dhe Simptomat

Skolioza idiopatike te adoleshentët zakonisht nuk shkakton dhimbje apo crregullime neurologjike si dobësi ose mpirje të këmbëve. Shumica e pacientëve funksionojnë normalisht.

Disa nga simptomat ose shenjat që hasen më shpesh janë:

❌Kraharori dhe koka të zhvendosur në njërën anë

❌Një prej shpatullave është më e dalë se tjetra

❌Asimetria e belit

❌Një sup më i lartë se tjetri

❌Një ijë më e lartë se tjetra

❌Pabarazia e pjesës së përparme të gjoksit

Skolioza idiopatike te adoleshentët diagnostikohet në bazë të ekzaminimit mjekësor dhe radiografisë të shtyllës kurrizore me gjatësi të plotë. Gjatë ekzaminimit mjekësor i kërkohet fëmijës të përkulet përpara. Ky test quhet testi Adams dhe shërben për të vlerësuar rrotullimin e ruazave të shtyllës kurrizore si dhe për të dalluar skoliozën nga qëndrimi i keq. Këndi i kurbës matet sipas metodës Cobb në radiografinë e shtyllës kurrizore. kurba duhet të jetë së paku 10 gradë që të konsiderohet Skoliozë. Kurba mund të jetë në pjesën e sipërme (proksimale te kraharorit), të mesme (kryesore të kraharorit) ose të poshtme (lumbare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRATIS, E RRËMBYEN APO E VRANË? Misteret e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, si humbën gjurmët e Ervis Martinajt dhe çfarë fshihet pas
Previous article EMRAT DHE FOTOT/ Zbulohet “shtëpia e barit” në Britani, 4 shqiptarë të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT