• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKIFTERE LUFTE”/ Trump ton të ashpër ndaj ish-ligjvënëses republikane Liz Cheney
Home
Nderkombetare

“SKIFTERE LUFTE”/ Trump ton të ashpër ndaj ish-ligjvënëses republikane Liz Cheney

1 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney, një nga zërat republikanë më kritikë ndaj tij, si një “skifter lufte” dhe sugjeroi se ajo nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupat amerikane në luftë, nëse ajo vetë do të ishte vënë para tytës së armës. Zonja Cheney u përgjigj duke e quajtur zotin Trump një “njeri mizor, të paqëndrueshëm që dëshiron të jetë një tiran”.

Në një paraqitje të enjten vonë në Arizona, me ish-gazetarin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, zoti Trump u pyet se ç’mendonte për zonjën Cheney që po bën fushatë kundër tij. Ish-ligjvënësja nga Uajoming ka qenë kundështare e zëshme e ish-Presidentit Trump që nga sulmi i 6 janarit 2021 në Kapitol dhe ka shprehur mbështetjen për demokraten Kamala Harris në garën presidenciale të këtij viti, duke marrë pjesë në tubimet e saj të fundit elektorale.

Ish-Presidenti Trump e quajti zonjën Cheney “person të çmendur” dhe shtoi: “Por arsyeja që ajo nuk mund të më duronte është se ajo gjithmonë donte të shkonte në luftë. Nëse do të ishte në dorën e saj, ne do të ishim në luftë me 50 vende të ndryshme”.

Ish-presidenti më tej tha se “Ajo është një skifter radikale lufte. Le ta vëmë me pushkë, përballë nëntë tytave, drejtuar nga ajo dhe të shohim se si do të reagojë.”

“Është e lehtë të kërkoni dislokimin e 10,000 trupave në pragun e armikut nga një karrige në një ndërtesë të bukur të Uashingtonit”, tha zoti Trump. Ligjvënësja Cheney u përgjigj të premten përmes një postimi në platformën X, duke thënë “Kjo është mënyra se si diktatorët shkatërrojnë vendet e lira. Ata që flasin kundër tyre i kërcënojnë me vdekje. Ne nuk mund t’ia besojmë vendin dhe lirinë tonë një njeriu të vogël, hakmarrës, mizor, të paqëndrueshëm, i cili dëshiron të jetë një tiran.”

 

Më herët, pasi ekipi i fushatës së Nënpresidentes Harris dhe kritikë të tjerë të zotit Trump në mediat sociale dënuan komentet e tij, zyrtarë të fushatës së ish-Presidentit Trump thanë se ai “po fliste se si Liz Cheney dëshiron të dërgojë djemtë dhe vajzat e Amerikës në luftë, pavarësisht se ajo vetë nuk ka qenë kurrë në luftë”./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON NGA BURGU PËR INTEGRIMIN NË BE/ Meta: Problemi i vetëm, kapja e shtetit dhe e drejtësisë nga mafia
Previous article SKANDAL HAKERIMI NË ITALI/ Të përfshirë Vatikani dhe Izraeli

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT