• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL HAKERIMI NË ITALI/ Të përfshirë Vatikani dhe Izraeli
Home
Nderkombetare

SKANDAL HAKERIMI NË ITALI/ Të përfshirë Vatikani dhe Izraeli

1 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një skandal hakerimi që ka përfshirë Italinë mund të shtrihet përtej kufijve të saj, duke përfshirë Izraelin, Vatikanin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Lituaninë.

Përgjime të policisë italiane, të cilave u referohet Politico, kanë ngritur dyshimet se fuqi të huaja kanë përdorur një kompani investigative me bazë në Milano për të depërtuar në bazat e të dhënave të sigurisë shtetërore. Synimi mendohet se është mbledhja e informacionit sekret në lidhje me aktivitetin financiar, transaksionet bankare private dhe hetimet policore.

Në qendër të skandalit është kompania italiane e inteligjencës Equalize, e cila dyshohet se ka hakuar informacione për mijëra njerëz, duke përfshirë politikanë, sipërmarrës, atletë dhe madje edhe muzikantë. Ky operacion mendohet se është bërë për llogari të inteligjencës izraelite dhe Vatikanit.

Nunzio Samuele Calamucci është emri i akuzuar për orkestrimin e skemës. Sipas përgjimeve, ai është takuar me dy agjentë izraelitë në zyrën e firmës në Milano në shkurt 2023 për të diskutuar një detyrë me vlerë 1 milion euro.

Puna ishte një operacion kibernetik kundër objektivave ruse, duke përfshirë “krahun e djathtë” të paidentifikuar të Presidentit Vladimir Putin dhe zbulimin e gjurmëve financiare që çonin nga llogaritë bankare të figurave të pasura te grupi mercenar rus Wagner. Më pas supozohej se informacioni do t’i kalonte Vatikanit.

Mbetet ende e paqartë se pse inteligjenca izraelite dhe Vatikani janë të përfshira në këtë skemë dhe cilat janë arsyet për të cilat kanë kërkuar informacion mbi objektivat ruse.

Sipas përgjimeve, izraelitët sugjeruan një partneritet për të shkëmbyer informacione, duke ofruar “të gjitha dokumentet origjinale” nga i ashtuquajturi skandal i Katargate i BE-së, i cili ekspozoi zyrtarë të Parlamentit Evropian.

Ata gjithashtu i ofruan firmës italiane informacione që mund të ndihmonin një nga klientët e pretenduar të Equalizer, gjigantin italian të energjisë Eni, me informacione mbi “trafikimin e paligjshëm të gazit iranian me kompanitë italiane”.

Vetë kompania Eni konfirmoi në një deklaratë se kishte punësuar Equalize për “një detyrë hetimore për të mbështetur strategjinë dhe mbrojtjen e saj në çështje të ndryshme penale dhe civile”, por tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm nga kompania.

Vende të tjera mund të dalin të përfshira gjatë hetimit.

Kompania Equalizer rezulton se ka përdorur serverë në Shtetet e Bashkuara dhe Lituani, ku ata mendonin se ishin më pak vulerabël, sipas dokumenteve të zbuluara.

Prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e një serveri në Lituani dhe po vlerësojnë nëse do t’u bëjnë një kërkesë hetuesve në Mbretërinë e Bashkuar, sipas raportimeve në mediat italiane.

Katër të dyshuar që janë aktualisht në arrest shtëpiak në lidhje me këtë çështje, kanë dalë dje para gjykatës në Milano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKIFTERE LUFTE"/ Trump ton të ashpër ndaj ish-ligjvënëses republikane Liz Cheney
Previous article "JAM NË DUAR TË SIGURTA"/ Përfundon në spital Luiz Ejlli, çfarë ka ndodhur me këngëtarin

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT