Tre biznese janë kanë rënë pre e maskave dhe janë grabitur gjatë natës në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve mësohet se ngjarjet kanë ndodhur një brenda qyteti dhe një tjetër në fshatin Bulgarec.
Mësohet se një prej bizneseve të grabitura është fabrike për prodhimin e kartopecetave, një biznes hidrosanitaresh dhe një furre buke ne Bulgarec. Fabrika e grabitur dhe biznesi i hidrosanitareve, ndodhet në dalje të qytetit.
Grabitësit kanë arritur te marrin një sasi te konsiderueshme lekësh nga kasaforta. Kasaforta ndodhej ne një prej zyrave ne katin e dyte te fabrikës, edhe pse kishte roje.


