Afrimi i sezonit veror dhe tashmë zgjatja e ditës i jep më shumë mundësi hajdutëve që të veprojnë. Keqbërësit shfrytëzojnë këto periudha për të vjedhur në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë në 24 orë janë shënuar dy vjedhje të tjera.
Fillimisht hajdutët gjatë natës kanë vjedhur në lagjen “Daniel Matlija” pranë banesës së shtetases F.Xh vjeç 67 i kanë vjedhur mjetin tip Benz. Ende është e paqartë se kush janë autorët ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe më pas kapjen e tyre.
Mjeti Benz nuk eshtë e vetmja vjedhje sepse një tjetër rast është shënuar por këtë herë në fshatin Barbullush të Vau Dejësit. Atje hajdutët janë futur në banesën e shtetasit Gj.M 81 vjeç nga ku kanë marrë një shumë eurosh dhe lekësh.
Sasia e parave është e konsiderueshme ndaj 81 vjeçari ka njoftuar policinë për atë që ka ndodhur. Edhe për këtë rast autorët e vjedhjes nuk janë identifikuar ndërsa po punohet për identifikimin dhe më pas arrestimin e tyre.
Ja njoftimet e policisë për këto dy raste:
Më datë 26.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Daniel Matlia”, pranë banesës, shtetases F.XH, vjeç 67 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 26.05.2018, gjatë ditës, në fshatin Barbullush, është vjedhur banesa e shtetasit GJ.M, vjeç 81, ku kanë marrë nje shume eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


