• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKICE SATIRIKE/ Ku ndryshon Ilir Meta nga Salvador Allende dhe pse nuk “do e vrasi veten”!
Home
Shqipëri

SKICE SATIRIKE/ Ku ndryshon Ilir Meta nga Salvador Allende dhe pse nuk “do e vrasi veten”!

21 March, 2019 Redaktor1 Ekskluzive, Politikë, Shqipëri, Shqipëri

Jo vetëm shqiptarët por e mbarë bota demokratike ka qëndruar një natë pa gjumë, nga shqetësimi se mos Ilir Meta na bën proçkën e zezë dhe vret veten vërtetë. Sepse ai është i njohur tashmë për cilësinë e tij të rrallë, që kur e jep fjalën, ska burrë nëne që e ndalon të kthehet mbrapsht.

Deklarata e Ilir Metës se “jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, u transmetua në të gjitha mediat e botës.

Frika bëhet edhe më e madhe sepse ngjashmëria mes Allendes dhe Ilir Metës është si mes dy pikave uji nga burimet e Bogovës. Le të rendimisim disa prej tyre:

  • Salvador Allende ishte fizikan përpara se të merej me politikë, ndërsa Ilir Meta peshëngritës, komentator futbolli dhe studioi për ekonomi politike.
  • Kur u bë Allende President i Kilit në vitin 1970, Ilir Meta sapo kishte lindur.
  • Allende ishte me origjinë nga një familje borgjeze dhe u bë marksist. Ilir Meta hyri në politikë nga një parti marksiste dhe tani ia ka dalë që të ketë një familje borgjeze.
  • Ish Presidenti i Kilit u akuzua për filo sovjetik, ndërsa Ilir Meta sapo është betuar se amerikanët e kanë shumë gabim kur thonë se në zhvillimet e Shqipërisë ka ndikim rus.
  • Salvador Allende kishte mustaqe. Ilir Meta rruhet taze. Zyra e tij nuk e pranon këtë shenjë neotomane. Edhe Bujar Nishani, hyri me mustaqe dhe doli i rruar taze.
  • Presidenti i Kilit vrau veten me një automatik Kallashnikov, në Shqipëri këto armë, pas hapjes se depoteve ushtarake ne 1997, janë shitur për luftra në vende me trazira ku vrasin njëri tjetrin.
  • Kili nuk ka patur tradita me vetvrasjet e udhëheqësve. Ndërsa Ilir Meta ecën në traditën e pasur të paraardhësve të tij. Ish Kryeministri për 31 vjet i Shqipërisë, Mehmet Shehu vrau veten në 17 dhjetorin e 1981, ndërsa Alfred Moisiu ka deklaruar tek emisioni i Fevziut se edhe ai ka dashur ta vrasi një a dy herë veten, por kur nuk ishte President.
  • Salvador Allende u rrëzua nga komandanti i ushtrisë së Kilit, gjenerali Augusto Pinoçet, ndërsa në Shqipëri Ilir Meta është vetë Komandati i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
  • Salvador Allende u zgjodh Presidenti i Kilit pas 20 vitesh të mbushura me beteja politike opozitare dhe garoi 4 herë rresht për këtë post, ndësa Ilir Metës i ka ecur jeta fjollë duke i ngjitur të gjitha shkallët që nga ministër, zv. Kryeministër, Kryeministër dhe Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, duke qenë pothuajse gjithmonë në pushtet për afër 20 vjet.
  • Salvador Allende njihej si mik i Fidel Kastros i cili i kishte falur edhe helmetën që mbante në kokë në momentin e vetvrasjes, ndërsa Ilir Meta si mik i Gjukanoviçit dhe i Gruevskit, e me lidhje të fuqishme politike në Athinë e Beograd.
  • Pas kësaj, hë si thoni ju, a ka ndonjë ngjashmëri mes Presidentit të Kilit dhe atij të Shqipërisë, mes Salvador Allendes dhe Ilir Metës?! Në jo, e sigurtë është se qenka tallur me gjithë botën dhe shyqyr që do ta kemi gjallë e shëndoshë si koqja e mollës, për të mirën e Shqipërisë, Ballkanit, Europës dhe mbarë njerëzimit.
  • Alpenews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI E NARDIT NË THETH/ Flet dëshmitari që pa skenën e vrasjes në Shkodër: Autori zbriti qetësisht dhe…
Previous article ZHVENDOSËN PROTESTËN TEK DREJTORIA E POLICISË/ Ja ku ndodhen Kryemadhi, Bardhi dhe Noka (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT