• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKEPTICIZMI I HOLANDËS DHE FRANCËS…”/ Lleshaj: Ka një perceptim që e zmadhon realitetin disa-fish
Home
Politikë

“SKEPTICIZMI I HOLANDËS DHE FRANCËS…”/ Lleshaj: Ka një perceptim që e zmadhon realitetin disa-fish

9 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“Jam shumë i sigurt që shumë shpejt ne do kemi akoma më shumë rezultate dhe besoj që të gjitha pikëpyetjet holandeze do të gjejnë një sqarim shumë të shpejtë. “

Keshtu u shpreh sot pas nënshkrimit me Komisionerin Avramopulos të Marrëveshjes si pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, Ministri Sander Lleshaj.

Ministri iu pergjigj pyetjes se gazetarëve mbi çështjen e sensibiliteteve nga vendet e BE-së si rasti i Holandës, por qe tha Lleshaj krimet e kryera nga shtetas shqiptarë atje janë në shifra të papërfillshme.
Pyetje: Zoti Ministër, e dimë cilat janë ndjeshmëritë e Holandës në lidhje me krimin e organizuar dhe të Francës me azilkërkuesit. Cilat janë hapat konkrete që ka marrë, sidomos Ministria juaj, në mënyrë që të qetësohen sadopak shqetësimet që kanë këto dy vende, para se të merret një vendim i mundshëm me 15 tetor?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që ne jemi të qartë lidhur me sensibilitetet e disa vendeve anëtare sa i përket progresit të Shqipërisë në drejtim të plotësimit të kritereve për hapjen e negociatave ku Holanda dhe Franca mbeten vende të cilat kanë ende pyetje të pasqaruara ose shqetësime të pa-adresuara. Ne kemi patur dialog intensiv me të dyja vendet për të mundësuar sqarimin më të mirë të situatës, për arsye se për fat të keq, sa herë që bëhet fjalë për Shqipërinë, ka një diferencë të madhe midis realitetit objektiv në terren dhe perceptimit në kryeqytetet europiane dhe diferenca është e konsiderueshme.

Kjo diferencë midis realitetit objektiv dhe perceptimit vjen për shumë arsye, një ndër të cilat është edhe puna për të bërë sqarimet e duhura, jeni edhe ju ndoshta pjesë e këtij kontributi në këtë diferencë midis perceptimit dhe realitetit, – jo ju si person, por mediat në përgjithësi.

Unë dua t’ju them një gjë të cilën e kam ndarë edhe me kolegun tim holandez që lidhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve në krime në Holandë, e cila është, në pikëpamje statistikore, në kufijtë e të papërfillshmes, për arsye se shqiptarët përfaqësojnë në vlerën e përgjithshme të kriminalitetit në Holandë një numër i cili është 0,02% e së tërës. Pra krimi i ushtruar nga shqiptarët në Holandë është shumë më poshtë sesa krimi i ushtruar nga qytetarë të vendeve të tjera anëtarë të BE, në Holandë. Pra edhe më poshtë sesa krimit të ushtruar nga qytetarë të vendeve europiane që janë më të vogla sesa Shqipëria.

Dua të them se nuk është se bëhet fjalë për një përmasë të madhe të kriminalitetit shqiptar në Holandë, por besoj se është me shumë rëndësi të theksojmë që perceptimi i tyre është ai që është. Pra një perceptim që e zmadhon realitetin disa-fish. Jemi përpjekur ta sqarojmë, por më tepër sesa ta sqarojmë këtë situatë, jemi përpjekur të rrisim me partnerët tanë holandezë, në mënyrë që për çdo rast, – sepse edhe një rast i vetëm i një pjesëtari të krimit të organizuar, është i mjaftueshëm për t’u shqetësuar. Pastaj nuk po flasim për një, por për dhjetëra raste që janë dhe po përpiqemi për të ndërtuar mekanizma bashkëpunimi me qëllim që të adresojmë së bashku këtë krim, i cili në fakt kryhet në Holandë dhe që juridikisht është përgjegjësi e autoriteteve holandeze të merren me krimin që ushtrohet në vendin e tyre.

Por ne si vend ndiejmë përgjegjësi për qytetarët shqiptarë, për mbajtësit e pasaportës shqiptare, do thoja më mirë, se më duket e tepërt ta përdor termin qytetar shqiptar, për ata që bëjnë krime në një vend të BE, – për mbajtësit e pasaportës shqiptare, ne jemi shumë të interesuar për të bashkëpunuar.

Kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë përditë mekanizma dhe instrumente bashkëpunimi për të intensifikuar hetimet e përbashkëta, dhe kemi patur sukses.

Jam shumë i sigurt që shumë shpejt ne do kemi akoma më shumë rezultate dhe besoj që të gjitha pikëpyetjet holandeze do të gjejnë një sqarim shumë të shpejtë. E kam pasur mundësinë të diskutoj dhe me Ministrin për Drejtësi dhe Siguri z.Grapperhaus. Sa i përket Francës, unë mund të them që në përgjithësi numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka njohur një rënie drastike, të rregullt që nga viti 2015-2016 kur pati një shpërthim, kur shumë shqiptarë ju bashkuan korridorit ballkanik të refugjatëve që mësynë drejt Europës, por që nga ajo ditë ka rënie të vazhdueshme.

Në të gjithë zonën Shengen numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është në rënie të përditshme, me një anomali, e cila lidhet me Francën.
Ndërkohë që në të gjithë zonën Shengen numri bie në mënyrë të vazhdueshme, eksponenciale, në Francë kemi patur një rritje të lehtë, e cila lidhet me shumë faktorë, por ndër të tjera lidhet edhe me faktin që Franca aplikon politika të ndryshme nga vendet e tjera ku numrat bien.

Në diskutimin që kam patur me kolegun francez, të cilin e presim së shpejti edhe në Shqipëri, kemi identifikuar se ku qëndron problematika dhe po ndërtojmë mekanizma, instrumente për ta adresuar. Por jemi shumë të sigurt që tendenca e përgjithshme e rënies së numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria në Europë do të njihet shpejt edhe në Francë, sepse në zonën Shengen, thashë, bie. Përjashtim Francës që është anomali, të cilën do ta zgjidhim dhe po punojmë për ta zgjidhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''NUK PËRGJOJMË DOT ASNJË TANI''/ Enca ''shqetësohet'' për heqjen e opsionit të ''përgjimit'' nga Instagrami (FOTO)
Previous article ''PËR INAT TË GRETËS''/ Eni Koçi dhe mamaja e tyre i bëjnë këngëtares atë që nuk e prisnim (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT