Protesta e 16 shkurtit është vetëm dy ditë larg dhe gjërat duket se kanë filluar të nxehen disi për demokratët.
Një skenë aspak e zakontë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nënkryetari I partisë demokratike Edi Paloka hodhi bojë të zezë drejt kryeministrit Edi Rama.
Ajo çka e bën edhe më të rëndë veprimin janë fjalët e Palokës pas daljes nga seanca, aty ku ky I fundit u shpreh se nuk kanë parë gjë akoma dhe se 16 shkurti është prova e vërtetë.
Por çfarë kanë përgatitur demokratët, që duket se kjo protestë do të jetë ndryshe nga ato të fundit?
Gjithçka filloi ku nga “protestë paqësore”, deklaratat në studio telvizive u shndërruan në “qytetarët kanë të drejtë të revoltohen”, si për të thënë se nëse dhuna do të nisë, është faji I tyre dhe jo I yni. Kjo në fakt është gjuhë politike e hasur edhe më parë në zhvillimin e protestave në Shqipëri.
Më pas, u hapën shpejt fjalë se do të kishte një rrethim të kryeministrisë që duket se na riktheu tek një skenar I ngjashëm me atë të 21 janarit, duke qënë se Lulzim Basha është edhe njohës I mirë I kësaj të fundit.
Sot, teksa orët po afrojnë, veprimi I Edi Palokës tregoi edhe njëherë se nëse prej tyre ushtrohet kjo formë e “dhunës” në ambientet e Kuvendit, me siguri që diçka duhet pritur edhe jashtë, aty ku prej 1 muaji flitet se do të rrëzohet Rama nga pushteti.
Nëse forma e tillë, e sigurt është që opozita nuk do humbasë vetëm zgjedhjet, por edhe një pjesë të elektoratit që po I suset durimi.
Mëposhtë, një pjesë e deklaratave të opozitës që dëshmojnë faktorin e dhunës më datë 16:
Edi Paloka
“As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”, tha Paloka pasi u përjashtua me 10 ditë nga seanca.
Monika Kryemadhi
“I vetmi njeri që e mban mend sot Shqipërinë është Edi Rama. Dhe mendoj që shqiptarët sot më shumë se kurrë u ka ardhur në majë të hundës me varfërinë që ka pllakosur, me shkeljen e çdo të drejte të tyre. Dhe mendoj që data 16 shkurt do të jetë fundi i kësaj tiranie psikologjike, ekonomike, politike edhe fizike të shqiptarëve. Faleminderit.”
Ervin Salianji
Ka ardhur koha që Edi Rama të pushohet nga puna. Mendoj se do ketë një ndryshim në 16 shkurt të mënyrës si shihet politika. Protesta e qytetarëve sot është në një shkallë superiore, ka kaluar në revoltë.
Përgatiti: AlpeNews.al


