• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skenarët e koalicionit, të gjithë kërkojnë mandatin në Itali
Home
Europë

Skenarët e koalicionit, të gjithë kërkojnë mandatin në Itali

7 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, që nuk prodhuan një rezultat të qartë, italianët nuk e dinë se kush do t’i qeverisë.

Sipas sondazheve të fundit, një në tre shtetas të fqinjit të përtej Adriatikut do të preferonte marrëveshjen mes lëvizjes “5 Yjet” dhe “Legen e Veriut”, skenar ky që do të çonte drejt krijimit të një ekzekutivi 100% populist.

E ndërsa Matteo Salvini e përjashton një mundësi të tillë, “5 Yjet” e Luigi di Maios mund të bashkojnë forcat me Partinë Demokratike, ashtu siç kërkon një fraksion brenda saj. Pikërisht këtë po përpiqet të shmangë Matteo Renzi me shtyrjen e dorëheqjes deri pas krijimit të qeverisë, për t’u siguruar kësisoj se nuk do të ketë një ujdi me Di Maion. Por Silvio Berlusconi këmbëngul se qeverinë duhet ta formojë qendra e djathtë.

Do ta mbështes Salvinin, u shpreh ai, dhe do të jem garant i koalicionit. Vota e së dielës nuk ishte një garë e brendshme mes nesh, këmbëngul “kavaljeri”, duke shtuar se suksesi i koalicionit është një zhvillim i rëndësishëm, pasi do të lejojë ndryshimin e politikave me të cilat është drejtuar vendi gjatë viteve të fundit.

I pyetur nëse Salvini ka të drejtën të paraqitet si kandidat për kryeministër, Berlusconi u përgjigj se do të respektojë deri në fund paktin parazgjedhor e do t’i japë pa hezitim kreut të “Lega Nord” mbështetjen e tij në përpjekjet për formimin e Ekzekutivit të ri./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trumpin e braktis një tjetër person i rëndësishëm, jep dorëheqjen këshilltari ekonomik
Previous article Dibala është “Zot i transfertave”, Totenhemi i paralajmëruar. Argjentinasi rikthehet të shkëlqejë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT