• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKENARE SI NË FILMA/ Vrasja e Hekuran Billës, 26-vjeçarja që e nxorri në pritë kishte lidhje intime me hasmin e tij
Home
Breaking News

SKENARE SI NË FILMA/ Vrasja e Hekuran Billës, 26-vjeçarja që e nxorri në pritë kishte lidhje intime me hasmin e tij

26 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hekuran Billa, viktima që humbi jetën në 11 qershor te Komuna e Parisit në Tiranë, u nxor në pritë para atentatorëve nga ish e dashura e tij.

Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u prangos sot në Berat është ish e dashura e viktimës, ndërsa së fundmi ishte në një lidhje me Sebastian Malin, nipin e Prel Markut, i vrarë në Angli nga Billa vite më parë.

26-vjeçarja akuzohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Billës. Ajo dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e tij, të cilin do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor i thanë ABC News, se nga këqyrja e celularit të viktimës është përfituar edhe biseda që Billa kishte pasur me Adiolën. Ai i kishte kërkuar që vajza, me të cilën një vit më parë ishte në një lidhje intime, ta takonte në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në funksion të hetimeve janë kryer edhe përgjime të bisedave telefonike mes 26 vjeçares Lakra dhe 22 vjecarit Sebastian Malit, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në ekzekutimin e Billës.

Sipas burimeve, së fundmi Adiola Lakra ishte në një lidhje me Sebastian Malin. Ky fakt, por edhe bisedat e shumta që vajza ka pasur kohët e fundit me 23 vjeçarin Mali, bënë që ajo të mbahej nën vëzhgim që pas vrasjes së Billës.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar përfshirjen e saj në krim, duke pohuar se me Hekuran Billën njihej prej gati një viti dhe kishin pasur një lidhje së bashku. Tashmë, policia ka në kërkim të paktën edhe dy persona të tjerë si të përfshirë në krim.

Më herët, në pranga përfundoi edhe Viktor Marku, daja i Sebastian Malit apo vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli nga Hekuran Billa, në vitin 2006. Pista kryesore ku po hetohet deri tani për vrasjen e Billës  është gjakmarrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ZOTI DHE STUDENTËT E TIJ”/ “Modesti” Zlatan Ibrahimovic i surprizon të gjithë me postimin e fundit (FOTO)
Previous article PARALAJMËRIMI/ Vuçiç e dinte për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit. Ja çfarë tha një ditë para në takimin me Putin: Do ndodhin gjëra të rëndësishme

F.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT