• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKENAR PËR FILM “HOLLYWOODI”/ Porositësi Erion Alibej, për 10 ditë u bënë miq për ta vrarë. Si u qëllua 27 herë me thikë 23-vjeçari për HAKMARRJE
Home
Breaking News

SKENAR PËR FILM “HOLLYWOODI”/ Porositësi Erion Alibej, për 10 ditë u bënë miq për ta vrarë. Si u qëllua 27 herë me thikë 23-vjeçari për HAKMARRJE

22 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një skenar i denjë për një film të Hollivudit që fatkeqësisht çoi në vrasjen e dy të rinjve në Elbasan. Vrasje të mirëmenduara, të studiuara dhe të realizuara me një qëllim sipas prokurorisë, hakmarrjen.

Bëhet fjalë për vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj më 29 korrik 2020 në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit. Vrasje, sipas prokurorisë, e porositur nga Erion Alibej i arrestuar 4 ditë më parë, në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait Endrit Alibej, në dhjetor të vitit 2018.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se dy të akuzuarit Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha të paguar nga Erion Alibej organizuan planin e vrasjes. Kjo është një nga krimet për të cilat akuzohet Alibej, për të cilin prokuroria kërkoi arrestin me burg, të pranuar nga gjykata.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i kësaj vepre penale, duke vepruar në rolin e ekzekutorit, ka qenë Euglen Halili, ndërsa autor të rolin e organizatorit ka qenë Xhuljano Hoxha. Halili e ka qëlluar viktimën me thikë fillimisht në pjesën e qafës ndërsa kanë qenë duke lëvizur të dy në të njëjtin motomjet dhe më pas e ka qëlluar gjithsej 27 herë.

DINAMIKA
Halili dhe Hoxha kishin filluar të shoqëroheshin me viktimën Regis rreth 10 ditë përpara ngjarjes. Sipas prokurorisë, qëllimi i këtij shoqërimi në dukje shoqëror ka qenë që të krijonin marrëdhënie njohje dhe besimi në funksion të realizimit të qëllimi final, pra të vrasjes së viktimës. Ditën e ngjarjes, Halili dhe Hoxha kanë lëvizur nga lokal “Beni” i cili ndodhet poshtë pallatit ku banon viktima në drejtim të një vendi i quajtur “Parku” në afërsi të varrezave të qytetit.

Së bashku me ata, kanë qenë edhe tre persona të tjerë. Euglen Halili ka shkuar në këtë vend me motomjetin e tij së bashku me viktimën, ndërsa personat e tjetër kanë shkuar me automjetin në pronësi të të hetuarit Xhuljano Hoxha. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, tre personat e tjerë janë kthyer në këmbë, ndërsa shtetasi Euglen dhe viktima Regis janë kthyer me motomjet. Në drejtim të këtij mjeti ka qenë viktima, ndërsa shtetasi Euglen si pasagjer në sediljen e pasme. Në një moment, shtetasi Euglen i ka kërkuar viktimës të ndalonte motorin dhe sapo ai ka ulur shpejtësinë, Eugleni e ka qëlluar me thikë një herë në pjesën e qafës dhe më pas dhe disa herë të tjera në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.45.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ Përgatituni për “të papriturën”, ja çfarë ndodh me temperaturat nesër
Previous article "QENI JE TI KËTU... O BUBI..."/ Ashpërsohen dhe nxehen “gjakrat” në "Përputhen"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT